8 ushqime që na bëjnë të... mbajmë erë

Intervista - - KUZHINE -

Jeni në një autobus dhe ju vjen një erë e keqe që ngjan me atë të një veze të prishur. Ndërkohë që autobusi zbrazet, era mbetet. Ka shumë gjasa që era të vijë nga ju, megjithëse keni bërë banjo në mëngjes dhe nuk jeni as të lodhur, as të djersitur. Sipas specialistëve, ajo që hamë ndikon në erën e trupit tonë dhe nuk po flasim këtu vetëm për ato të zakonshmet, si hudhra, që i jep erë gojës. Nga ana shkencore, gjithçka varet nga mënyra se si trupi ynë bën metabolizmin e substancave ushqyese që gjenden në ushqimet e ndryshme, si hudhra, kumini, shpargujt, etj. Ndërsa me disa ushqime që shkaktojnë këtë erë jemi familjarizuar tashmë, si hudhrat, disa të tjera nuk i njohim edhe aq mirë. Nëse keni pra ndonjë takim pune, apo intim dhe do të jeni të rrethuar me njerëz, mbase duhet të shmangni ushqimet e mëposhtme dhe t’i zëvendësoni me të tjera, për të evituar erën e pakëndshme...

Mishi i kuq

Në vitin 2006, studiues nga Çekia mblodhën disa kampione djerse nga burrat që konsumonin mishin e kuq dhe nga vegjetarianët. Më pas, u kërkuan grave të tregonin se cila nga erat ishte më e keqe, bazuar në disa faktorë dhe përfundimi ishte se era e vegjetarianëve ishte më e mirë sesa ajo e mishngrënësve. Kështu pra, mishngrënës të dashur, nëse doni të shmangni erërat e pakëndshme, përpiquni të pakësoni mishin, duke e zëvendësuar atë me fruta deti, qofte me perime, etj.

Kërri e kumini

Pula me kërri mund të jetë shumë e shijshme, por mbase nuk ia vlen për erën e keqe që na lë pas si... “dhuratë” pas konsumimit. Aroma e erëzave si kërri dhe kumini zë vend në poret e epidermës dhe qëndron aty për ditë të tëra. Edhe një sasi e vogël kumini e bën këtë, ndaj në vend të tij përdorni kardamon, farat aromatike të të cilit i përkasin një bime të familjes së xhenxhefilit, që penetron shpejt në lëkurë dhe lë një aromë të freskët.

Hudhra

Gjëja e parë që na vjen në mendje kur flasim për ushqime dhe erëra të kë- qija, është hudhra. Përveç frymës, ajo i jep erë edhe lëkurës, ku shkaktare është alisini, substanca kryesore sulfurore që ka hudhra dhe që i jep aromën e pakëndshme, si dhe alini, që çlirohet kur pritet hudhra. Alisini tretet shpejt pas konsumimit dhe kthehet në substanca të tjera, që i bëjnë bakteret të përziehen me djersën dhe të japin erën e fortë. Nëse mbani ndonjë erë të çuditshme në sqetulla, aplikoni pak uthull të bardhë, ose uthull molle derisa të bëni banjo dhe kini parasysh që, nëse në një takim do të hani që të dy hudhra, era nuk perceptohet njëlloj nga të dy... varet nga ju, pra, nëse do të rrezikoni, apo jo.

Shpargujt

Nëse i përdorni shpesh shpargujt, mbase keni vënë re që i japin një erë të keqe urinës, ku shkaktare për këtë është një substancë që ato përmbajnë, merkaptani, e cila shpërbëhet në lëngun peptik. Nëse po pyesni veten se pse urina juaj nuk mban erë pasi keni ngrënë shparguj, atëherë mbase organizmi juaj nuk ka enzimën e duhur që shpërbën merkaptanin. Nëse ajo mban erë dhe ndiheni në siklet kur përdorni tualetet publike, përdorni një zëvendësues të shpargujve, si specat, që janë të shijshëm dhe, pa... pasoja dytësore.

Brokoli, lakra, lakra e Brukselit

Nga njëra anë, këto ushqime janë të pasura me substanca ushqyese dhe antioksidantë, që largojnë helmet nga trupi, por nga ana tjetër, ato janë përgjegjëse për erërat e ndryshme, njëra nga të cilat është edhe ajo si e vezëve të prishura kur shkoni në banjo. Por meqë këto perime janë ushqyese dhe të shëndetshme, nuk duhet t’i hiqni nga ushqimi juaj. Për t’u hequr erën, provoni t’i zieni pak para se t’i gatuani dhe nëse doni, hidhuni erëza të ndryshme, si koriandër, kurkuma, etj., që të

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.