Çfarë është hikama dhe si përdoret ajo në kuzhinë?

Intervista - - KUZHINE -

Hikama njihet edhe me emrin “patatja meksikane”. Ajo është një bimë kacavjerrëse, me origjinë nga Meksika, rrënjët e së cilës përdoren në kuzhinë. Është shumë popullore në kuzhinën e Amerikës latine dhe përdoret gjatë gjithë vitit. Nga jashtë ajo duket si një rrepë e madhe, ngjyrë kafe të hapur, ndërsa nga brenda është ngjyrë kremi, me një madhësi që varion nga 200 gr-2.5 kg. Shija e saj nuk është e përcaktuar, mund të quhet edhe frut, edhe perime, por hikama e freskët ka një shije të lehtë dhe si të ëmbël, me një përbërje kërcitëse, që të kujton pak atë të dardhës, ose të patates së gjallë. Hikama është një rrënjë që ka shumë veti: Ka vetëm 38 kalori për 100 gramë dhe shumë më pak sheqer sesa perimet e tjera të nëndheshme, është e pasur me fibra, vitamina C (plotëson 46% të nevojave ditore), ujë dhe kalium. Në kuzhinë trajtohet si patatja klasike: Zihet, skuqet, piqet, bëhet

pure, ose u sh- tohet supërave. Ka edhe një veti më shumë; mund të konsumohet e gjallë: duke e shoqëruar me salcë domateje, apo speci, ose lloje të tjera salcash, ashtu si selinoja, apo karota, të grihet hollë nëpër sallatëra, në sallatërat e frutave dimërore me bazë agrumesh, ose të konsumohet thjesht ashtu si është, shoqëruar me limon, kripë dhe pak spec djegës. Mund të gjendet në dyqanet e specializuara, ose në ato bio. Këshillohet të blihet e vogël, ose me madhësi mesatare, sepse të mëdhatë janë të thata, me shumë fibra dhe kanë shumë amidon. Duhet të jetë e lëmuar dhe jo shumë e butë në anë, që tregon se nuk është e freskët. Mund të ruhet në frigorifer, në një qese plastike për afro dy javë, ose në një vend të freskët, të thatë dhe të errët për një javë. Kur pritet, më mirë ruhet jashtë frigoriferit, sepse lagështia e tij mund ta dëmtojë, por duhet mbështjellë në një qeskë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.