Qepët

Intervista - - KUZHINE -

Ja, edhe një ushqim që nuk përbën asnjë surprizë. Sado të mira të jetë qepët për ne, ato bezdisin ata që kemi rrotull. Sapo treten në stomak, vajrat e tyre përfundojnë në gjak, në mushkëri dhe dalin nëpërmjet frymëmarrjes. Derisa të largohen krejtësisht nga organizmi ynë, qepët nuk e ndalojnë erën e tyre dhe nëse doni ta hiqni qafe atë, preferoni të mos i hani të gjalla por të gatuara, që të çlirohen vajrat gjatë gatimit.

Trigonela (lloj erëze)

Kjo lloj bime përmban një substancë që ndikon në erën e djersës së sqetuallave, duke e bërë atë të padurueshme. Nëse nuk mund të bëni dot pa të, atëherë përpiquni të lyeni me pak sodë buke të përzier me lëng limoni zonat ku djersiteni, derisa të bëni banjo.

Kafeja

Kafeina stimulon Sistemin Nervor Qendror, duke aktivizuar gjëndrat e prodhimit të djersës, por ngaqë ka shumë aciditet, menjëherë “than gojën” dhe kur ne prodhojmë më pak pështymë, bakteret shumohen dhe ushqehen me substancat ushqyese të gojës, duke na dhënë erë të keqe të gojës. Më mirë zgjidhni pijet bimore pa kafeinë dhe përveç frymës, do të ndihmoni edhe shëndetin tuaj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.