Dashuri

Intervista - - POSTA -

Ndodh që vjeshta vjen pa shi Vijnë dhe dimra pa dëborë Ka njerëz mbushur dashuri Siç ka të mjerë edhe të gjorë! Siç ka të ndyrë e të paskrupullt Disa cinikë, shpirtngushtë, fatkeqë Që këtë botë e bëjnë të turbullt Nuk gjendet Zot që mund t’i ndreqë! Ata e bëjnë botën të hirtë Sepse kur lindim, pa përjashtim Dashurinë kemi në shpirt Jo si masë, por si burim... Disa e japin pa e kursyer Atë që shpirtit na dhurohet Këta mjerranë si më të “vyer” Ndoshta kanë frikë se u harxhohet! Le të vijë çdo vjeshtë pa shi Dimrat rresht të kenë veç diell Jepni njerëz dashuri Mos e vdisni shpirtit thellë!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.