PYETJE QË ENDE PRESIN PËRGJIGJE...

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Përsëri krime në familje, vret djali babain për një femër, vret burri të shoqen... S’e kuptoj, kjo ndodh për arsye se ne nuk kemi shtet dhe bëjmë krime kur të duam, apo përfundimisht ne nuk bëhemi si popull? Dafina.

- Në ditët e sotshme jeta është bërë shumë e vështirë, kështu që njerëzit kanë dalë fare nga rruga e Zotit dhe ndodhin këto që ndodhin. Nuk është faji i shtetit për një gjest të tillë, fajin e ka vetëm njeriu, nuk respektojnë jetën dhe prandaj bëhen vrasje në familje. Na mungon në përgjithësi kultura në këtë vënd, s’kemi edukatë dhe paraja dhe problemet po prishin njerëzimin. Sindi.

- Shoh shpesh që flitet për inçestet në familje: babai me vajzën, nëna me djalin, më duket e tmerrshme. Mendoj se në thelb nuk kanë lidhje gjaku, do jenë fëmijë të jashtëligjshëm. Ju, si e shikoni këtë gjë?

- Nuk mund ta imagjinoj një gjë të tillë, por besoj që këta lloj njerzish janë të sëmurë dhe duhen dërguar në spital. Nuk bëhet fjalë për gjakun, se nëna s’mund të shkojë me djalin, thonë se vetëm kur fëmija nuk është i yti mund të ndodhë një gjë e tillë. Pa mendoni, po këta njerëz që marrin fëmijë nga shtëpia e fëmijës, si mund të reagojnë? Nje person me mend në kokë se bën kurrë një gjë të tillë. Studentja.

- Më thoni pak, a ka ndryshuar mentaliteti ynë në gjithë këto vite demokraci, apo jemi kthyer mbrapsht në kohë? Ermira.

- Më thuaj e dashur vetëm një gjë që të kuptojmë të gjithë që demokracia na ka bërë të ecim përpara. Besoj se për t’i bërë keq njëri-tjetrit vërtet që kemi ecur përpra, por kjo demokracia vetëm dhimbje na ka sjellë. E shikoni se ku jetojmë? Sa prindër akoma qajnë për fëmijët që kanë humbur në emigrim? Sa prindër të tjerë kanë ngelur vetëm, se i kanë braktisur fëmijët? Pra, mbase mund të kemi liri fjale dhe veprimi, por familjet janë shpërndarë në të katër anët e botës. Ervin.

- Një gjë nuk e kuptoj, çfarë fshihet pas kësaj proteste te liqeni, se tani jam bërë lëmsh? Ne shkojmë të mbrojmë atë copë park të vogël që kemi, por më duket se ne jemi thjesht mish për kasap, se të tjera interesa ka aty...

- E vërteta është se populli sado që të mundohet të ndalojë një ndërtim jo vetëm te liqeni, por edhe në vende të tjera, gjithmonë do gjendet në rrugë dhe s’do të ketë asnjë reagim nga shteti. Vetëm shteti mund ta ndalojë një ndërtim dhe të mos prishet një bukuri natyrale. Suzana.

- Si mendoni ju, media vizive na mirinformon apo na çorienton më shumë me mashtrime? Arturi.

- Lajm pa interes nuk ka më dhe çdo gjë bëhet jo për informacion, por për para. E vërteta është që tashmë gazetarët nuk nxjerrin lajme të vërteta, por të përpunuara ashtu siç u nevojitet atyre dhe partisë për të cilën punojnë. Të gjitha janë vetëm për të na çorientuar dhe jo që të mësojmë të vërtetën. Ndihem edhe sot sikur po jetoj në kohën e Xhaxhit. Blerti.

- Më mirë i suksesshëm apo i vlefshëm në këtë jetë? Denisi.

- Duke parë një nënë si edukon fëmijën, shikojmë që mundohet të nxjerrë në jetë një njeri te vlefshëm, por tashmë fëmijët po bëjnë në kokë të tyre dhe nuk mund të them që dalin të vlefshëm në jetë. Atë do donim të gjithë nga njëritjetri, të ishim të vlefshëm, por shikojnë më shumë të kenë sukses sesa të jemi të vlefshëm. Bashkimi.

- Kam një pyetje, a bëhesh apo lind terrorist? S’i kuptoj këta lloj njerëzish... Aroni.

- Nuk mund të imagjinoj që një fëmijë ka terrorizmin në mendje në moshë të vogël. Duke bërë shoqëri me persona të ligj, merr mësim dhe rrugë të keqe e si përfundim, bëhet terrorist. Kjo mendoj unë se ndodh në këtë botë, vetëm shoqëria e keqe ndikon te njerëzit. Sokoli.

- Cilit do t’i jepnit dënimin me të rëndë, kriminelit që vret apo një mashkulli që përdor femrat për prostitucion? Laura.

- Për mua janë të dy një gjë e njëjtë, do t’i dënoja njësoj. Krimineli të heq jetën dhe duhet të paguajë me të njëjtin dënim, ndërsa atë që merret me prostitucion, duhet ta dënosh me burg të përjetshëm dhe ta përdorin ashtu siç e dimë të gjithë se çfarë ndodh në burgjet me meshkujt, ta bëjnë prostitutën e burgut dhe të kalojë të gjitha ato që ka bërë femrave në trupin e tij. E acarura.

- Përse ISIS-i sulmon vetëm vendet ku ka më shumë myslimanë, ndërkohë që thonë se luftojnë në emër të Zotit e të islamizmit? Sonila.

- Ky tip terrorizmi nuk lufton vetëm vendet myslimane, por në të gjithë boten po hapen si mushkonjat dhe po marrin jetë. Sa për atë që thonë që e bëjnë në emër të Allahut janë gjepura, përdorin këtë emër, por e vërteta është se po sjellin djallin në jetët tona. Pastaj, besoj se edhe shtetet ndihmojnë dhe japin armë, shesin armë se duan para pa pyetur se përdoren për marrje jete. Aveniri.

- Cilat janë tre gjërat që e prishin më shumë një njeri? Bashkimi.

- E para është bukuria dhe mos u habisni fare, sa femra të bukura që kam parë, por në kokë janë fare bosh. E dyta është kur je i varfër dhe papritur bëhesh i pasur aty të shikosh si prishet njeriu. Dhe e treta është ngritja në detyrë sociale. Ke vënë re që të gjithë ata që u ngritën në detyrë sikur po fluturojnë në stratosferë?! Këto mendoj unë që

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.