A përfitoj pension invaliditeti dhe si do të më llogaritet?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Jam një emigrant i kthyer nga Italia, 58 vjeç. Në vitin 2012 jam kthyer nga emigracioni dhe kam punuar rreth 1 vit e 6 muaj në një firmë si roje me sigurime shoqërore. Kohët e fundit, gjendja shëndetësore më është përkeqësuar, si rezultat i parkinsonit. Në Shqipëri kam gjithsej 28 vite pune me kontribute. Desha të di, a përfitoj pension invaliditeti me vjetërsinë që kam në Shqipëri dhe si do të më llogaritet ajo?

- I nderuar letërshkrues, bazuar në ligjin 104/2014 “Periudha minimale e sigurimit për pension invaliditeti është sa 3/4 e diferencës së moshës së personit të siguruar në kohën që bëhet i paaftë dhe moshës 20 vjeç dhe në 5 vitet e fundit para lindjes së të drejtës të ketë

- Përshëndetje, jam me vendbanim në Itali, pothuajse prej dy muajsh dhe kam marrë rezidencën në Breshia. Kam përfunduar studimet master në Shqipëri në vitin 2015 dega FinancëBanke, Tiranë. Ju lutem, a mund të më informoni se çfarë procedurash mund të ndjek për konvertimin e njohjen diplomës për të ndjekur më tej studimet ose për mundësi punësimi? Faleminderit!

- E nderuar lexuese, titujt e studimit të marra në Shqipëri kanë vlerë në Itali vetëm kur ekzistojnë konventa ndërkombëtare në këtë rast mes vendit tonë dhe të Italisë ose kur janë marrë pranë shkollave të njohura nga shteti italian. Procedura që duhet ndjekur ndryshon në bazë të motivit për të cilin kërkohet njohja e titullit të studimit ose konvertimi. Në të gjitha rastet nevojitet përkthimi zyrtar i diplomës së studimit që do të kërkohet të njihet e që duhet çuar në konsullatën italiane në vendin ku është lëshuar diploma për të marrë të ashtuquajturën “deklaratën e vlerës në vend”, në italisht së paku 12 muaj sigurim shoqëror”. Shuma e pensionit të invaliditetit të plotë llogaritet në të njëjtën mënyrë si pensioni i pleqërisë. Shuma e përgjithshme e pensionit nuk mund të jetë më e vogël se 75 % e pagës minimale neto në shkallë vendi.”

- Nisur nga sa me sipër është mirë për ju që mbas kthimit nga emigracioni keni “Dichiarazione di valore in loco” (në përfaqësitë italiane ka zyra të posaçme për studentët) që më pas duhet legalizuar me vulën apostile. Mund të qëllojë që, kur kërkohet njohja e diplomës pranë zyrës kompetente duke paraqitur “deklaratën e vlerës” dhe dokumentacionin që dëshmon provimet e mbrojtura, të interesuarit t’i kërkohet të bëjë disa provime plotësuese. Nëse kërkohet njohja për ndjekjen e një kursi universitar, pasuniversitar të një masteri apo të një doktorature, duhet t’i drejtohet sekretarisë së studentëve të Universitetit të zgjedhur. Në kuadrin e autonomisë, janë vetë universitetet që vendosin për njohjen e titujve të huaja të studimeve. Kërkesës, që i drejtohet rektorit të universitetit, i bashkëngjiten dokumentet e mëposhtme: Diploma e pjekurisë e përkthyer, e legalizuar dhe me “deklaratën e vlerës” të lëshuar nga përfaqësia konsul- punuar dhe paguar sigurime shoqërore, mbasi për ta përfituar pensionin keni më shumë se 1 vit vjetërsi kontributive. Për të përfituar këtë pension duhet që nga mjekët specialistë që ju kanë ndjekuar, të merrni një fletë drejtimi për KMCAP në rrethin ku banoni, komision i cili do të përcaktojë shkallën e humbjes së aftësisë për punë. Ashtu sikurse theksuam më lart, vjetërsia për përfitim të pensionit të plotë të invaliditetit për ju do të llogaritet mosha 58 vjeç – 20 = 38 X 3/ 4 = 28.5 vite. Pra, për të përfituar pension të plotë invaliditeti, do t’ju duhen 28 vite e 6 muaj. Duke qenë se ju keni një vjetërsi prej 28 vitesh, influenca e 6 muajve që ju mungojnë është minimale. Ju falenderoj për besimin. Naim Balluku. lore italiane në vendin ku është lëshuar titulli i studimit; Diploma universitare, e përkthyer, e legalizuar dhe me “deklaratën e vlerës” së lëshuar nga përfaqësia konsullore italiane në vendin ku është lëshuar titulli i studimit; Certifikatë e provimeve universitare, e përkthyer, e legalizuar dhe e autentifikuar nga konsullata italiane; Programi i studimeve për çdo provim të dhënë, i përkthyer, i legalizuar dhe i autentifikuar nga konsullata italiane; Fotokopje e lejeqëndrimit. Autoritetet e universitetit që e marrin në shqyrtim mund të konsiderojnë kursin e studimeve të barazvlefshëm me të vetin dhe të njohin të gjitha provimet, ose të njohin diplomën pjesërisht e të kërkojnë dhënien e disa provimeve plotësuese për njohjen e titullit.

- Në rastin kur njohja e titullit bëhet për të ushtruar profesionin në Itali, i interesuari duhet të paraqesë kërkesë njohje- je pranë ministrisë kompetente.

Për shembull, për profesionet e sektorit të mjekësisë është kompetente ministria e Shëndetësisë, për profesione si avokat, llogaritar, biolog, kimist, agronom, gjeolog, inxhinier, psikolog, konsulent pune, gjeometër, gazetar, punonjës i kuaifikuar në bujqësi dhe industri, Ministria e Drejtësisë. Listën e plotë të ministrive kompetente për profesionet e gjeni në faqen e ministrisë së universitetit në këtë adresë interneti: http://www.miur.it. Nëse dokumentacioni është i saktë dhe i plotë, ministria kompetente, me një dekret që botohet në Gazetën Zyrtare Italiane, do të njohë titullin. Pas njohjes, i huaji mund të regjistrohet në Urdhërin Profesional, nëse ekziston një i tillë për profesionin që dëshiron të ushtrojë. Në disa raste, mund të parashikohen sidoqoftë plotësime për njohjen e plotë të titullit ose periudha praktike pune.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.