Lidhje serioze...

Intervista - - POSTA -

Dua të njoh një zotëri që të më ndihmojë nga gjëndja ekonomike, ose të më gjeje ndonjë punë. Unë jam 55 vjeçe dhe jetoj vetëm. Nëqoftëse dikush është i interesuar numri im i telefonit është në redaksi.

Jam një zonjë e divorcuar 50 vjeçe kërkoj një person serioz. I interesuari të lërë numër telefoni në gazetë.

Ckemi jam një vajzë 20 vjece dua te njoh nje djalë që jeton ne Angli deri në moshen 26 vjec djali te jetë punëtor larg cdo vesi te keq per lidhje serioze. Të interesuarit qe duan lidhje serioze te lene nr. e cel. ne gazete vetem per seriozisht. Faleminderit.

Pershendetje! Jam Nilsa 36 vjece beqare, qytetare nga Shkodra, me vlera si ne paaraqitje dhe ne karakter jam e interesuar vetem per njohje serioze (martesore) me një djalë deri 40 vjeç, beqar, qytetar me pune dhe ekonomi te mire, dhe larg veseve te keqia, i paraqitshem me gjatesi, tip sportiv, pa njeri ne ngarkim, nje njeri qe i perkushtohet familjes, dhe te beje gjithcka per nje grua, pra nje njeri serioz dhe vetem per me kriju familje te shendoshe. Te jete me origjine nga Durresi, Tirana, Shkodra ose edhe ne USA, France. Larg mashtruesit, te divorcuarit, aventurieret. Kush eshte i interesuar vetem të lërë vetëm adrese emaili per komunikim, jo numër telefoni. Faleminderit.

Përshëndetje. Jam Ira nga jugu, 46 vjece, me arsim te larte, me cilesi te mira e karakter. Do doja të njihja nje njeri te krishtere, deri 53 vjeç, pa martuar, mbi 177 të gjate, me cilesi te mira dhe me ekonomi te mire. I interesuari të lërë numër telefoni në gazetë.

Përshëndetje jam nje zonjë nga Fieri emri im është Roza 31 vjeçe, e martuar me femije. Jeta per mua esht e veshtire kur ai qe ke ne krah nuk te mbeshtet po vetem luan kumar. E keqja te ben te kerkosh me te miren sidomos kur ke femijë. Do doja dike të më respektoj të më ndihmoj nga ana finaciare dhe te kemi nje lidhje të mirë te kuptushme e afatgjatë. Pres përgjigje në gazetë nga të interesuarit. Faleminderit per mirëkuptimin.

Jam e interesuar për zotërinë nga Dropulli i Gjirokastrës që ka shkruar tek Intervista 1150, të dy herët e ka dhënë numrin gabim prandaj është i pamundur komunikimi me të. Ndaj e lë numrin në redaksi vetëm për zotërinë nga Dropulli i Gjirokastrës.

Pershendetje, jam 37 vjece nga Tirana dua te njoh nje femer po nga Tirana lesbike pasi dhe une jam lesbike. Të jete nje femer e sinqerte pasi nje miqesi mbi genjeshtra nuk shkon larg. Jam e gjate 1.72, brune, femër intelektuale do më pëlqente më shumë. Lini numër telefoni në gazetë. Me respekt Ana.

Jam Anja nga qyteti i Elbasanit, kam mbarucr shkollen e lartë jam 38 vjeçe, kërkoj një mashkull për martesë deri në moshen 40 vjeç, të jetë me shkollë të lartë dhe ai dhe të jetë vetëm nga Tirana ose persona që janë për lidhje serioze nga këto shtete: Amerikë, Francë dhe Angli.

Përshëndetje, jam një vajzë 26 vjeCe, kërkoj të njoh një djalë jashtë Shqipërisë serioze për martesë. I interesuari të lërë numër telefoni në gazetë.

Jam një vajzë ish e martuar kam dy fëmijë, jetoj jashtë prej 8 vitesh. Jam e ndarë nga burri po ashtu prej 8 vitesh. Kërkoj të njoh një djalë nga mosha 3334 vjeç. Jam nga Kosova dhe për më tepër ju lë këtë adresë skypi: erza.brahimi1

Jam shume e rregullt dhe e kompletuar në çdo drejtim, beqare nga pretendimet. Jam e interesuar vetem per nje lidhje serioze me nje person qe te jete: simpatik, me trup te rregullt, me arsim te larte, i sinqerte, korrekt, familjar, larg duhanit, alkolit dhe bixhozit, i respektueshem dhe i perkushtuar ndaj meje, mosha 45-52 vjec. I interesuari te lere numer telefoni vetem ne gazete. Per sqarime me te hollesishme ja leme takimit.

Përshëndetje Fati, nëse je i interesuar për një femër myslimane për lidhje serioze martesore, më shkruaj në gazetë numrin tuaj të telefonit. Shpresoj që ta lexosh mesazhin tim. Faleminderit.

Kerkoj një lidhje shume sekrete me nje zoteri te mire i komunikushem dhe i sinqertë e urrej genjeshtren. Une jam nje zonje nga Fieri 49 vjece kam vuajtur ne jete me burrin qe kam nuk mendon as per mua dhe as për femijet nuk don tja di fare gjithe jeten e tij ka pirë alkol. Prandaj zoteria qe do mendoj per mua te me ndihmoj nga ana ekonomike nga une do kete vetem dashurin time dhe respektin tim. Ju lutem jo tallje. I interesuari të lërë numër telefoni në gazetë ose redaksi.

Jam Elena nga Fieri 46 vjeçe kërkoj një lidhje të gjatë të më ndihmojë nga ana ekonomike me një zotëri të jetë i respektueshëm e të dijë të dojë një femër. Faleminderit.

Jam Alesia nga Tirana 19 vjeçe, jam shumë sexy dhe bjonde. Dua nje djal te jetë emigrant vetem jasht shtetit te jetë në gjendje te mirë ekonomike te jetë dhe i pashem sic jam dhe vet. Kush i plotëson këto kushte të më lërë nr. e telefonit të tij.

Jam 43 vjeçe e pamartuar po të shkruaj që jam punëtore, e rregullt si femër. Kam para e pasuri e kjo është e vërtetë. E në fakt tani besoj do më kontaktojnë, siç jemi ne njerëzit materialistë. Pres përgjigje në gazetë.

Jam Ema, 1,60 e gjate, e paraqitshme me nje vajze 4 vjeçe. Jam ne prag te divorcit. Kerkoj nje lidhje serioze martesore me një djalë nga mosha 33-40 vjeç. Djali te kete shtepine e tij, te jete ne gjendje te mire ekonomike dhe te jete i gatshëm per te krijuar familje. Preferoj djemte e Jugut dhe te Shqiperisë së Mesme. Kush e gjen veten ne kete mesazh, te lere numrin e telefonit ne gazete. Faleminderit.

Jam nje zotëri qe interesohem per mbesën time. Ajo është 28 vjeçe, e divorcuar jo per fajin e saj. Fëmijë nuk ka. Vajza është e kohës, e bukur dhe me karakter. Ajo është e interesuar te njohë nje zotëri per te krijuar familje. S’ka problem se banon ne fshat, vajza e pranon edhe me nje femijë, vetëm te jetë njeri i mirë. I interesuari te lere numer telefoni ne gazete.

Përshëndetje. Jam një vajzë beqare rreth te 40-ve. Jo per mburrje, por flori ne çdo drejtim. Vuaj shpirtnisht nga nje fatkeqësi fizike jo te lindur qe s’me pegon per asgje. Jam nga Veriu, me shkollë te mesme. Kerkoj nje person 45-52 vjeç, që kupton e vlerëson nje femer te rregullt e nje zemer te vrarë. Kam e të ketë vetem qellim serioz (martesë), qoftë edhe me fatkeqësi. Ju lutem, jo aventura se nuk i bie atij krahu. Të interesuarit të me bëjnë sms ne kete nr vod klab mapap1j. Respekte.

Jam nje gocë nga Elbasani, 31 vjeçe, me arsim te larte, ne punë, pa histori dashurie. Ne pamundësi komunikimi, kerkoj njohje me nje djale per qellime serioze, me te njëjtat vlera si une. Ky mesazh është vetem per persona qe duan lidhje serioze, jo per t’u tallur.

Jam një vajzë dua të njoh një mashkull jashtë Shqipërisë për martesë deri në moshen 52 vjeç. Pres përgjigje në gazetë nga të interesuarit.

Jam një vajzë nga një fshat i Lushnjes 36 vjeçe beqare, e mora guximin të shkruaj duke menduar se do gjej dikë tek kjo faqe që të ndajmë të njëjtat mendime dhe pikëpamje, dikë që ta shohi jetën si unë. Jam ende e pamartuar për shkak të një problemi që kam patur me dëgjimin për shkak të temperaturës së lartë e kam humbur në njërin vesh dëgjimin. Them kam patur probleme sepse tani me ndihmen e një aparati e kam rikuperuar 90 % të dëgjimit. Nëse më parë nuk doja të ndërtoja një jetë sepse ndjehesha e paplotë tani e ndjej se jam plotësisht gati për të ndërtuar jetën time me dikë që do më pranonte siç jam. Një djalë serioz dhe të rregullt e punëtor. Pres përgjigje në gazetë nga të interesuarit.

Jam një zonjë 35 vjeçe jam e martuar kam një vajzë 9 vjeçe, që kur më ka lind vajza burri është në emigrim dhe ka krijuar një familje tjetër. Jeotj me dy pleqtë dhe vajzen time. Kërkoj të njihem me një shok apo shoqe ti hap zemren e të qaj hallet me të se dhe prindër nuk kam. I interesuari/ra të lërë numër telefoni në gazetë për komunikim.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.