Për vajzën që ka shkruar “Nga Miss, përfundova prostitutë”

Intervista - - POSTA -

Kam një mesazh për vajzën që ka shkruar “Nga Miss përfundova prostitutë”. E dashur, historia që tregoni ju, nuk është se të ka ndodhur vetëm ty dhe po ndodh vetëm në Shqipëri. Po kjo dihet botërisht dhe vazhdon ne te gjitha fushat e mediave e spektaklve si të missit apo apo top modelet edhe per ato femrat e bukura që kërkojnë një punë të thjeshtë. Janë te zhfrytezuara seksualisht, i abuzojnë nga posti qe ata kanë në dorë. Ti shiko te gjithe aktoret e Hollivudit apo këngëtarët me te bukura para se te behen te famshme kanë berë seks me shumë meshkuj te ndryshem që të arrijnë deri atje. Sot janë te famshme falë atyre personave qe kanë keto detyra ne dore dhe luajnë nje rol te rendesishem.

Domethënë, do kryesh seks me ata. Kjo gje po ndodh dhe ka ndodhur edhe per ato vajza qe punojnë punë te thjeshtë qe kanë berë studime te larta apo edhe pa studime kur paraqiten per nje vend pun ose vetë pronari apo drejtori apo shefi i asaj firme dhe institucioni do t’u kerkoje marrëdhenie seksuale po qe se do te punojë. Kjo, edhe vetem per nje punë te thjeshtë kameriere apo sekretare, që ka një rrogë minimale. Ajo vajze që është e bukur, do bejë seks me pronarin. Kështu, kjo qe te ka ndodhur ty nuk është hera e pare dhe te gjithë e dinë, sidomos ne meshkujt e dimë komplet se çfarë ndodh. Prandaj edhe babai yt nuk donte qe ti te shkoje ne ate konkurse se e dinte se ç’ndodh. Nejse, e keqja është se ty dhe pothuajse shumica e atyre vajzave që janë në këto konkurse apo spektakle u kanë mësuar dhe drogat dhe besoj se dhe jam i bindur që dhe ti e ke pirë drogën. Por shpresoj që të jesh mirë në radhë të parë në Shqipëri, se ketu kur bëjnë seks me vajza të bukura, nuk përdorin as prezervativë. Dhe në Shqipëri ka aq shumë veta të infektuar me viruse që ata nuk e dinë akoma dhe kanë frikë të bëjnë analizat se mos u dalin pozitive.

Problemi tjetër është që po qe se je mësuar me drogen, aty vijnë problemet dhe shqetësimi i trurit e arrin deri në depresion ose në sëmundje mendore. 24 vjeçe qe je sot, je akoma vajzë e re dhe besoj se tani e njeh jetën më mirë dhe realitetin dhe si themi ne asaj fjale, i ke këmbët në tokë dhe jo në qiell se kur je ado- leshent nga ëndërrimet e shumta njerëzit gënjehen dhe u duket vetja sikur fluturojnë. Kjo eksperiencë ka për të ndihmuar shumë ty dhe ka për të shërbyer shumë gjatë jetës tënde, tani se di se si ndodhesh ti vetë në çfarë gjendje je ashtu si nga morali apo shëndetësore apo psiqike. Po qe se ndihesh keq akoma nga kjo gjendje, këshilla ime është të merresh me shumë sport. Mundohu të ushtrosh çdo lloj aktiviteti sportiv sistematikisht përditë. E vetmja gjë që të bën të harrosh ato të kalurarat dhe të ndihmon shumë për të larguar stresin dhe do të ndihesh mirë edhe nga shëndeti. Do jesh mirë edhe në formë të mirë fizike dhe shëndetësore dhe do të fitosh besim në vetvete. Shpresoj të jesh mirë dhe të uroj fat dhe lumturi në jetë. Nga një person që ju do të mirën dhe ju jep kurajo.

Një letër për ty...

Flori, po e nis këtë letër me nje pershendetje. Si je? Me këte fjale qe po pres çdo dite ta degjoj nga ti, por nuk po vjen. E di qe ndoshta të vjen si e papritur pasi heshtja për nje kohe te gjate ndoshta i ka ftohur gjerat por une po ta shkruaj kete leter per te te thene qe jam ketu, kam qene dhe gjithmone do te jem. Pavaresisht nga gjithçka ndodhi ndjenjat e mia per ty nuk ndryshuan, une vazhdoj me të njejtin intensitet të të dua dhe kjo ndjenje po rritet gjithmone dhe me shume me ditet qe kalojne. E kam te pamundur, të të shoh cdo dite dhe mos te te flas, me duket sikur po me pushon zemra dhe shpirti qe me tretet nga pak. E kam shume te veshtire kur mendoj ku ishim dhe tani ku jemi, por me beso zemra ime ka vec nje emer, emrin tend. Ate emer qe e mbaj si gjene me te shtrenjte qe kam, ate qe dikur ishte gjysma ime, e zemres time, e shpirtit tim, e teresis time. Nuk dua te pretendoj dicka me këte leter, por dua te te them qe me vjen keq per gjithcka. Më fal qe u bera diçka e madhe per ty qe me pas te ikja dhe te te leje vetem dhe bosh, tashme e kam kuptuar se tek ai boshllëk qe lash une ka zene vend dikush tjeter, dhe une uroj qe ai te mos bej gabimin qe bera unë, ate gabim foshnjarak, që la njolle ne jeten tende dhe tani po tenton ta pastrosh. Tani qe po te shkruaj kete leter me duket vetja si nje budalla qe kerkon me shume se cmund te kete, po kerkon dicka te humbur tashme, po te kerkon ty, se mos ndoshta ka ngelur ndonje rrenje nga e kaluara ne zemren tende qe pret të çel sërisht, se mos ndoshta mund te kete një rikthim që të mund te mbush jetet e te dyve. E di qe eshte vone ndoshta por une u ndjeva i detyruar te te shkruaj pasi kisha shume per te te thene por dhe se ne sy nuk e di nese do te gjeja fjalet. Me fal per gjithcka, më fal per gabimet e mia por me beso qe dhimbjen e kemi ndjere njesoj sepse dhe une isha larg nga ti. Me fal, me fal, me fal. Dije se jam penduar qe nuk u bera pjese e jetes tende por vendosa per dicka pa kerkuar mendimin tend dhe pa arsyetim te forte. Me fal, me fal se ndoshta tani e di qe per ne eshte vone...

Për ty që je strukur ne thellesine e shpirtit tim, ne trupin tim jemi bere një. Në ëndërr je prane buzeve te mia. Pse dashuria ime te ndodhe e tere kjo? Per TY do te beja cda gjë, do të hyja ne zjarr do te vdisja. Tretem ne mendimet e hutuara e zemra ime gjen prehje vetem kur te kujton ty. Sa te paqelluara jane pyetjet qe ja bej vetes a thua a me do? E lehtas rrjdhin lotet. Vertet te dua pse nuk me kupton? Te shkruaj me forcen e lapsit TE DESHA TE DUA dhe do te dua gjithmonë. Edhe nese me trup do ti takoj tjetrit shpirti im do te takoj Vetem TY. Do te jesh pjese e pandarshme e jetes time. Kur trupin tim do ta mbuloje dheu i zi, shpresoj se do te me pushojne dhimbjet e zemres, lotet e derdhur per TY. Ateherë do ti takoj vetem ZOTIT shpresoj te me fal per mekatinqe ja bera vetes duke te dashur ty ma shume se veten. Lorit.

Jam shum e lenduar ne jetë kam kalu 9 vite me nje djalë qe e dashuroj ende shumë edhe qe nuk jemi ma se bashku. Fati i zi na ndau ne fillim familja e tij se nuk me donin se jam e gjakoves. Pastaj ne ishim fajtor se nuk dinim si te veprojm edhe qe kishim dashuri te madhe ai mua me dinte si grua kurse une atë si burrin timin. Oh zot pse vuan njeri pse smundem ta harroj se di si te veproj jemi nda qe nje vit. Po tani kemi kontakt përsëri, ai është martuar ka familje por e shoh se ende po duhem por mua me vjen gjynah ta takoj se ai ka familje edhe qe jemi dasht dhe duhem prapë njesoj. Dashuria thojn nuk njeh kufi as rrezik nga zemra e djegur.

Ndarjet…

Do te harroj, do te harroj, ne shpirtin tend kurrë s’do te ekzistoj. Të dua, shume të dua, por duhet me të harru, nga zemra ime tani duhesh me u largu, se keshtu nuk mundem me jetu. Ti per mua s’po don me ia ditë, me u nda do te ishte me mire per te dy. Ti kalon me nje tjeter e une si e mjere prapë mendoj per ty me lot e kujtoj ate dashuri. Aventura ishin ato dite që sëbashku i kemi kaluar por do te vi nje dite qe te dy kemi me u martu, dhe do te mbesim si dy te huaj dashurin e vjeter duke e kujtuar. Edhe nese me takon te lutem mos me fol se me dahsurin tone u bo boll. Avanturen nuk e deshta por ti ma dhurove kurr nuk do te fal pse me tradhtove. Kur kujtoj se cdo gje eshte vuajtje kenga e bilbilit me pengon, manushaqja me behet ferr e si ta kaloj une tani kete jeë? XXX

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.