Letër

Intervista - - POSTA -

E shoh qe te kam lene dy dite duke pritur para kompjuterit me zemer ne dore. Me fal, po s’ka internet ne shtepi, vellai. As Iphone. Mezi gjej leket per internet kafe...

Gjithsesi, e lexova emailin dhe kam pershtypjen se e ke nisur emailin ne adresen e gabuar. Une jam Mateoja qe eshte nxenes i mire, ai qe i ka notat e mira. Eshte Mateoja tjeter ai qe te duhet ty, ai qe zihet dhe perfundon ne komisariat 2 here ne jave, cdo jave. Ai mund t’i çoje reformat perpara bashke me ty.

Une s’të duhem per asgje. Jam thjesht nje nxenes i mire, qe marr ca nota te mira dhe qe ne fund do te perfundoj kamerier me diplome.

S’bej dot reforma une, ashtu siç i do ti. Se ty, per reformat, te duhet nje si Ilir Beqja apo Arben Ahmetaj, domethënë duhet nje çun i shkathet.

Po edhe deputet nuk behem dot, se s’kam cilesite e duhura, e ke parasysh? Une Italine, Holanden e Belgjiken i njoh vetem ne harte. Dhe “miellin” e di akoma se eshte produkt ushqimor. Une edhe nje here qe isha aplikant i vetem te Zyra e Punes per duartrokites kongresi, me thane qe kisha dale i dyti. Se s’kisha eksperiencat e duhura, s’kisha qene asnjehere ne fushate.

Keshtu qe, me ler mua dhe merr ate Mateon tjeter, se ai e di mire ku bie Italia, Holanda, Belgjika. Di çfarë eshte mielli, çfarë eshte bari, si zberthehet “vegla”, si vidhet nje banke, si i shpetohet shtetit qe mos të të kapë kur vjedh. Ai eshte tamam çun i shkathet. Ben fiks per ate pune qe te duhen ty... per reformat e gjenerates tjeter.

Une do te mbaroj shkollen dhe, shpresoj ishalla deri atehere t’u jete rritur një çikë rroga kamarierëve dhe do te filloj punë. Po s’u qe rritur rroga kameriereve, do ta provoj njehere ne call center. Po s’doli gje as aty, me keto cilesi qe kam une dhe me 10- at qe kam ne diplome, i bie qe te mbetem pa pune. Keshtu, do te provoj nje here fatin ne Gjermani. Se aty kam edhe babain, edhe vellain e madh. Se, qe ta dish ti, ne na ndjek budallallëku si familje. Edhe ata kane qene budallenj si puna ime, lexuan gjithe jeten, moren 10- a ne shkolle dhe ne fund perfunduan ne kamp refugjatesh ne Gjermani. Edhe une do t’i ndjek pas.

Kështu, keshtu Edo. Po qe se te duhet adresa e atij Mateos tjeter, me thuaj te ta nis. Ai nuk te vonon shume me pergjigjet se ka Iphone 7S. Pergjigjet menjehere.

Me shkruaj po te duhet.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.