Mercenarët

Intervista - - ARGËTIM -

Komandanti, pyet mercenarët: - Pse u futët në ushtri?

I pari: - Sepse jam beqar dhe në kërkim të luftës.

I dyti: - Sepse jam i martuar dhe në kërkim të paqes.

Policët

Dy policë shohin një grua shumë të shëndoshë, që hipën në peshore dhe fut monedhën, për të parë se sa peshon. Akrepi i peshores tregon 32 kile...

Policët: - O Zot, ajo qenka bosh!

Aksidenti

Një Ferrari përplaset me murin.

Shoferi: - Mossss! Ferrari im!

Një qytetar që e sheh skenën, i thotë: - Ç’Ferrari mor djalë, shiko se të është këputur krahu... Shoferi: - Mossss! Rolexi im!

- Babi, a ekzistojnë me të vërtetë vampirët?

- Boll fole, po ha, se të mpikset supa...

Një burrë që të mbrëmshmen është kthyer në shtëpi i bërë xurxull, të nesërmen në mëngjes pyet të shoqen:

- E dashur, kur hap derën e banjës, drita ndizet automatikisht? - Jo, shpirt, pse do ta dish? - Se kjo do të thotë që e kam bërë urinën në frigorifer... Një çift puritanësh jeton Rregullat e lojës Sudoku përbëhet nga 81 kuti të vogla, të cilat ndahen në nëntë rreshta dhe në nëntë kolona. Në disa nga këto kuti janë shkruar numra. Pjesa tjetër e kutive duhet të plotësohet nga lojtari, duke shfrytëzuar numrat nga 1-9, pa përsëritur asnjërin nga numrat brenda kolonës apo rreshtit. Loja komplikohet nga fakti se kuadrati me 81 kuti të vogla ndahet në nëntë kuadrate të tjera, të cilat përbëhen nga nëntë kuti. Brenda secilës kuti duhet të jenë numrat nga 1-9, pa asnjë përsëritje. Shuma e shifrave të çdo kolone, si dhe të çdo rreshti, duhet të dalë 45. Kjo lojë kërkon logjikë dhe durim.

Pyetja I dehuri Çifti

në një ndërtesë me mure shumë të holla. Për këtë arsye, që të mos i dëgjojnë komshinjtë, fjalën “seks” e zëvendësojnë me fjalën “lavatriçe”. Një natë, burri i thotë së shoqes: - E dashur, lavatriçe? - Jo, i dashur, nuk mundem! Jam shumë e lodhur...

Pas njëzet minutash, ai prapë: - E dashur, lavatriçe?

- Jo, i dashur, të lutem mos këmbëngul... Po më dhemb shumë koka.

Ajo pi një aspirinë dhe fillon të ndihet më mirë, kështu që mendon me vete: “Lavatriçe? E pse jo?!”. Pastaj, i drejtohet të shoqit: - I dashur... lavatriçe?

- Më vjen keq shpirt, - përgjigjet ai, - tani nuk mundem... I lava rrobat me dorë.

Lotët

Një shoku im, që e di veten shumë të mençur, më tha se qepa, është e vetmja gjë që hahet e që mund të të bëjë të qash. Për ta bindur që jo, i hodha syve një arrë kokosi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.