Karakteri, sipas muajit të lindjes

Intervista - - HOROSKOPI -

Ju, me siguri, e njihni shenjën tuaj astrologjike dhe se si ndikon ajo në personalitetin tuaj, por a e dini se edhe muaji i lindjes tregon shumë gjëra për ju? Ai ndikon në sjelljen, mendimet dhe në ndjenjat tuaja, por edhe në qëndrimin tuaj ndaj jetës në përgjithësi. Këto vrojtime janë pasojë e studimeve të astrologëve që i bazojnë karakteristikat e njerëzve në përputhje me pozicionin dhe rreshtimin e planeteve gjatë muajit të lindjes. Shihni pra se ç’thotë muaji juaj i lindjes për karakterin tuaj:

Janari

Njerëzit e lindur në janar kanë vetëdijen e punës dhe nuk ngurrojnë ta ngrenë zërin për të shprehur mendimin e tyre. Ata janë kokëfortë dhe nuk duan që të tjerët t’u thonë se çfarë duhet të bëjnë. Ata janë drejtues të mirë falë këmbënguljes së tyre dhe dëshirës për sukses, por nganjëherë nuk dëgjojnë se ç‘thonë të tjerët. Kanë prirje të mësojnë të tjerët, të cilët i dëgjojnë me lehtësi dhe gatishmëri.

Shkurti

Nëse keni lindur në shkurt, jeni shumë krijues dhe ju pëlqen të bëni projekte të reja. Ju pëlqejnë bisedat dhe dialogjet, por nuk ju pëlqen të diskutoni me njerëz që duken të cekët. Jeni një shpirt i lirë dhe nuk ju pëlqen të jetoni brenda kufizimeve të rregullave të shoqërisë. Ju pëlqejnë udhëtimet dhe sapo ju jepet mundësia, i hipni trenit apo aeroplanit. Aventura dhe eksplorimi ju bëjnë të ndiheni të gjallë, kështu që jeni në maksimumin e formës kur bëni shoqëri me shpirtra të tjerë të lirë dhe ëndërrimtarë. Jeni i besueshëm dhe besnik si mik e si partner.

Marsi

Të lindurit në mars janë gjithashtu shumë krijues dhe me fantazi, por kanë tendencë të jenë të rezervuar dhe të qetë. Jetojnë me mendimet e tyre dhe krijojnë kryevepra brenda trurit të tyre. Për të shprehur më mirë vetveten, vënë në punë artin dhe u pëlqen koha që kalojnë në vetmi. Kanë një sjellje të qetë dhe të sjellshme kundrejt njerëzve të tjerë, por i fshehin shumë tipare të karakterit prej tyre. U pëlqen të jetojnë në një mjedis të qetë dhe larg kallaballëkut e zhurmës.

Prilli

Të lindurit në prill duan që të tjerët të kujdesen për ta dhe u pëlqen të jenë në qendër të vëmendjes. Nuk i pranojnë urdhërat, preferojnë t’i bëjnë gjërat me mënyrën e tyre, si edhe të drejtojnë të tjerët. Të lindurit në prill kanë dëshirë për aventura të reja dhe janë vazhdimisht nën ndikimin e adrenalinës. Në fillim i bëjnë gjërat, pastaj i mendojnë, duke e jetuar momentin, të dalë ku të dalë. Shpesh konsiderohen zhurmëmëdhenj dhe të padurueshëm, por thonë atë që mendojnë dhe nuk e kanë problem t’u tregojnë të tjerëve se si ndihen.

Maji

Njerëzit që kanë lindur në maj, kanë tendencë të jenë të paqëndrueshëm; dje donin diçka dhe sot, diçka krejt tjetër. Shprehen shumë mirë dhe u pëlqen të flasin me llojlloj njerëzish. Kanë një jetë shoqërore aktive dhe nuk duan të rrinë vetëm për një kohë të gjatë. Të lindurve në maj u pëlqejnë bisedat shpirtërore interesante, por njëkohësisht, kanë nevojë për zbavitje. Mërziten lehtë dhe kërkojnë vazhdimisht mënyra të reja për t’u zbavitur.

Qershori

Nëse keni lindur në qershor, jeni shumë të ndjeshëm dhe të butë ndaj të tjerëve. Mund të jeni të turpshëm dhe të ëmbël, por të tjerët ju admirojnë për këtë. Keni një shpirt krijues dhe bëni plane për të ardhmen, çfarë mund të bëni dhe si t’i vini në jetë idetë tuaja. Megjithëse nuk e shprehni gjithmonë si ndiheni, ju keni një botë të tërë që jeton brenda jush dhe përpiqeni të gjeni një mënyrë për t’i dhënë jetë asaj. (Vijon numrin e ardhshëm)

Peshqit, 20 shkurt- 20 mars

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.