Nuk premtoj më, sa të kem jetën!

Tiri, fitues i “The Voice of Albania 5

Intervista - - AKTUALITET -

Tiri është fituesi i madh i “The Voice of Albania 5” dhe pjesëmarrja në këtë kompeticion talentesh muzikore, i shtoi akoma më shumë vlera sepse ai e tregoi që pasioni dhe talenti, tek ai janë me doza të larta. Ai ishte “nxënësi” i mjeshtrit Sidrit Bejleri, një nga trajnerët e këtij spektakli. Si u ndje Tiri kur dëgjoi emrin e tij për çmimin e madh, nga kush e mori urimin më të bukur e më të ndier dhe çfarë do kemi në vazhdim nga ai, Tiri e thotë në intervistën e mëposhtme...

Fabjola Kuburi: - Përshëndetje Tiri, si je?

Tiri Gjoci: - Jam mirë, ndihem shumë i lumtur dhe po shijoj momentin, edhe pse ende nuk jam ndërgjegjësuar plotësisht për atë çfarë ka ndodhur.

- Si ka ndryshuar jeta jote profesionale pas pjesëmarrjes në “The Voice”?

- “The Voice” më bëri më të fortë. Ka qenë një luftë e fortë psikologjike, më mësoi me sfidat e gjithashtu, më bëri të kuptoja se sa shumë punë kam për të bërë! (Buzëqesh)

- Mendo sa do ndryshojë tani, pas fitores!

- Mendoj se tani jam një shkallë më sipër, por njëkohësisht, di që kam edhe shumë të tjera për të ngjitur. - A ndihesh VIP tani? - Ndihem i vlerësuar! Shqiptarët më zgjodhën mua, zërin e tyre të vitit. E ku ka më bukur sesa të vlerësohesh, pas gjithë asaj pune të madhe?

- Kur kalon rrugëve, njerëzit të njohin dhe të përshëndesin. Të bezdis ky fakt, apo je mësuar?

- Për mua, nuk ka ndjesi më të bukur sesa vlerësimi.

- Çfarë do të kujtosh gjithmonë nga kjo eksperiencë?

- Ishte një rrugëtim i gjatë dhe i vështirë. Emocionohem kur mendoj se sa shumë ishim dhe sa gallata bënim. Deri më tani, ka qenë, sigurisht, eksperienca më e bukur e jetës sime. Jam njohur me njerëz të mirë, me këngëtarë të mirë dhe pata fatin e madh të punoja me një trajner dhe njeri të mrekullueshëm si Sidrit Bejleri.

- E mendoje të vështirë këtë eksperiencë?

- Patjetër, askush nuk tha që do të ishte e lehtë. Isha impenjuar shumë dhe e pata marrë me shumë përgjegjësi.

- Cilat ishin pritshmëritë e tua? Synoje për çmim të parë?

- U bëra pjese e “The Voice” si pa kuptuar. Duhet të theksoj që nuk kam qenë kurrë tipi i kompeticioneve të tilla, mirëpo këtë vit diçka brenda meje më bënte të kuptoja që duhet të shkoja. Vëllai im kishte që vitin e kaluar që më thoshte që duhet të merrja pjesë. Këtë vit shkova bashkë me të për t’u informuar rreth “The Voice” në Top Channel dhe aty nisi gjithçka. Pastaj, të futesh në fushë dhe të mos e mendosh fitoren, është dobësi.

- Prandaj në intervista të ndryshme ke thënë se fitoren ia dedikon vëllait?

- Që në fillimet e mija, ai ka ndikuar shumë tek unë. Ai më orientoi te rrymat muzikore të cilat unë sot dëgjoj dhe luaj. Ai ka qenë pranë meje kudo ku angazhohesha dhe në fund, po ai ishte që më tha “ti duhet të shkosh te “The Voice”!”.

- Mesazhi më i bukur që të erdhi pas performancës finale?

- Ka pasur aq shumë mesazhe të bukura sa nuk mund të veçoj një të vetëm. I falënderoj të gjithë për mesazhet, meqë jemi këtu. Nuk mund të lë pa përmendur momentin kur babai më telefonoi dhe më uroi. U emocionova shumë! Emocione kam patur gjithë kohën, por u mundova t’i ktheja në emocione pozitive që edhe të mund t’i transmetoja. Më pas, në momentin final të çmimit, mund të them që ishte një “black out” total...

- Nga të gjitha këngët që ke performuar, cila ka qenë ajo që nuk do ta harrosh kurrë?

- Pa dyshim, balada e fundit, “Sound of Silence”. Ishte dashuri me dëgjim të parë ajo këngë kur ma tregoi Sidriti dhe bëra çmos që ta këndoja. Sidriti ishte në mëdyshje sepse kënga ishte tepër e vështirë.

- Po ajo tek e cila edhe ti vetë je ndjerë pak më dobët?

- Jam munduar që të gjitha këngët t’i sjell në stilin tim, pasi disa nga ato nuk ishin në karakterin tim dhe besoj se ia kam dalë mbanë. Ka pasur javë në të cilat nuk kam qenë në gjendje të mirë shëndetësore, por gjithsesi, deri në pikën e fundit, ia dola.

- Dimë që kërkesat për ty, pas “The Voice”- t, kanë qenë të shumta... - Patjetër, kam pasur

(Vijon në faqen 8)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.