FIORI DARDHA: Nuk më njohin...

Intervista - - TELEVIZION -

Kanë kaluar kohë që nga “Bla, bla, bla”ja e saj e famshme, por Fiori mbetet po ajo; e gjallë, energjike, e lidhur pazgjidhshmërisht me televizionin dhe e gatshme të komunikojë lirshëm me këdo. Sigurisht, koha kalon dhe ajo është tashmë nënë e një djali të bukur që quhet po aq bukur, Abel, është prezantuese e “Fiks fare” dhe herë pas here, i bën njerëzit të habiten qoftë edhe me fotot e saj... Sepse ajo është një vajzë pa komplekse? Hëm, këtë e di vetë ajo! Ne dimë të themi vetëm se me Fiorin është gjithmonë kënaqësi të bisedosh, ndaj edhe jua sjellim sot në këtë intervistë...

Blerina Çizmja: - Përshëndetje Fiori... Si shkoi dita sot dhe pse ia vlejti ta jetoje atë?

Fiori Dardha: - Kam patur një ditë aq të ngarkuar, sa edhe kësaj interviste po i përgjigjem në një orar të papërshtatshëm. ( Buzëqesh) Çdo ditë vlen, madje kur bëhesh nënë, ia vlen dyfish.

- Në radhë të parë, gëzuar ditëlindjen! Në 36 vjet, mendon se ke bërë shumë, pak apo mjaftueshëm?

- Faleminderit për urimin. Nuk di ta përcaktoj me një ndajfolje se sa kam bërë, por një gjë është e sigurt: kam jetuar çdo ditë!

- Cila është gjëja më e mirë që ke bërë në jetë?

- Unë e kam bërë kryeveprën e jetës sime. Quhet Abel!

- Po ajo që duhet ta kishe menduar më gjatë dhe për të cilën je penduar?

- Ndonjëherë pendohem që kam investuar shpirtërisht e kam konsumuar kohën time për njerëz që nuk vlen as t’ua përmendësh emrin. Zakonisht, këta tipa kanë të gjithë të njëjtin “emër”: Mosmirënjohës!

- Çfarë keni të përbashkët ti dhe televizioni, që nuk qëndroni dot larg njëri-tjetrit?

- Duhet të pyesim televizionin. (Qesh) Unë kam kuptuar se gjëja që di të bëj Adresa: Rr. “Hoxha Tahsin”, Pall. 60/1, kati 2, Tiranë Përballë “Optika Roma” 200 m mbi sheshin Avni Rustemi Cel. +355 69 40 61 001 / e-mail: albana.lufi@yahoo.com më mirë në jetë është televizioni. Televizioni, me sa duket, ka kuptuar që atij i duhen njerëzit e vërtetë e pa dyshim, edhe të talentuar.

- Je prezantuar me publikun si “vajza e thyerjes së tabuve”...

- Është e vërtetë që më shumë se një dekadë më parë, unë kam realizuar një format tepër të guximshëm për kohën. Sot dalin shumë personazhe e thonë se kanë thyer tabu e kanë bërë revolucion në media. Unë nuk jam nga ata tipa që dalin e bërtasin me të madhe “kam bërë këtë e kam bërë atë”, ama, nuk kam pse të mos e pohoj se “Bla bla bla”-ja ka dalë në transmetim në kohën kur gazëtaria rozë në Shqipëri nuk ekzistonte dhe bota e shoubizit përbënte pak ose aspak interes për median. Më vonë lindën suplementet e gazetave e të tjera...

- Sa ke ndryshuar që nga ajo kohë?

- Unë nuk bëj asnjë përpjekje për të ndryshuar natyrën e karakterin tim. Thjesht, përpiqem të përmirësohem sa më shumë, të rritem profesionalisht e të jap më të mirën time. Mund të them që tani jam më e matur, më e rritur dhe më kërkuese ndaj vetes.

- Ishte pikërisht imazhi që kishe krijuar me emisionin tënd, ai që i shtyu drejtuesit e “Fiks fare” të të bënin propozimin për t’u bërë pjesë e tij?

- Propozimi m’u bë për të marrë pjesë në audicion. Pjesë e “Fiks”-it u bëra pasi fitova audicionin. (Buzëqesh) Nuk do të lodhem asnjëherë së thëni se ishte Denisa Haxhiaj, zëvendësdrejtore e “Fiks Fare”-s që më ftoi të merrja pjesë në audicion. Ndonëse më njihte vetëm nëpërmjet Facebook- ut e disa komunikimeve formale (për shkak të punës që bëja në atë kohë), me sa duket, intuita e saj nuk gaboi. Sot jam e lumtur dhe ndihem e vlerësuar që drejtori i emisionit, Filip Çakuli e drejtuesit e Top Channel-it i besuan talentit e punës sime.

- Po ti vetë, pse vendose të riktheheshe në ekran pas aq shumë kohësh, pikërisht në këtë emision?

- A ka vlerësim më të madh sesa të të besojnë drejtimin e një formati kaq të suksesshëm, që është një ndër më të ndjekurit në Shqipëri?! Kush do ta refuzonte? Unë vendosa të rikthehesha kur ekrani më kërkoi.

- A është e vështirë të jesh Fiori?

- Është ca, por po e lë me kaq! (Qesh)

- Çfarë ka për të mbetur gjithmonë e pandryshuar te ti?

- Të qenit e drejtpërdrejtë!

- Çfarë po përpiqesh të ndryshosh më shumë te vetja e nuk po ia arrin dot?

- Unë jam natyrë emotive dhe reagimet, shpesh, i kam të forta. Ndoshta duhet të jem ca më indiferente e të them më shpesh “varja”, por nuk e bëj dot.

- Po tek i fejuari, çfarë s’po e ndryshon dot?

- Nuk po i heq dot vesin e cigares. Mision i pamundur! (Qesh)

- Me dasmën tënde ç’u bë? Në një intervistë të mëparshme për gazetën tonë na ke treguar me detaje dasmën tënde të ëndrrave, që ne mezi e presim...

- Dasmën e kemi lënë pezull për efekt fondesh. (Qesh)

- Ti je shumë aktive në mediat sociale... Nuk lodhesh ndonjëherë duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me njerëz që i njeh e s’i njeh?

- Mua më pëlqen të komunikoj me njerëzit, jam natyrë shumë sociale dhe tashmë, rrjetet sociale janë pjesë e përditshmërisë sime. Kam përshtypjen se më shumë lodhen ata që lexojnë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.