Çfarë mendon kur...

Intervista - - TELEVIZION -

... dëgjon për një këngëtare të joshur nga politikanët?

- Sa lekë ka fituar nga klikimet portali që e ka publikuar lajmin?

...mëson se një emision i “Fiks”-it ka ndihmuar dikë?

- Hëm... është lumturi e madhe.

... skandali vetëm tri ditë?

- Duhet ta reduktojnë kohën e kësaj shprehjes. (Qesh)

...shikon foton tënde me kryeministrin, ku ti i ke dy gishtat lart?

- Që në këtë botë ekziston një njeri që i ka qejf selfie-t më shumë se unë.

...thonë se Fiori ka bërë operacione plastike?

- Në fakt, nuk e ka thënë askush. Nuk jam aq e bukur sa për të ngritur të tilla dyshime. (Qesh)

...të tjerët i zë sikleti nëse në foton e publikuar ke një apo dy këmbë? (Qesh) - Të tilla halle paçin! ... thonë se Fiorit i pëlqen shumë vetja?

- Nuk ka ndonjë mëkat ketu. Punë e madhe se po e thokërkan! (Qesh)

...dikush të nervozon aq shumë sa...

- Nuk ta përtoj shumë në këto raste. Ia them troç e drejt e në sy atë që mendoj.

...thonë se Fiori nuk ka fare komplekse?

- Nuk më njohin! (Buzëqesh) zgjat e shohin gjithçka dhe nuk ndihen (madje, s’bëjnë as like), sesa ne që jemi aktivë e kemi komunikim direkt me njerëzit.

- Kur bëhet e lodhshme kjo punë?

- Aktivizimin në media sociale unë nuk e konsideroj punë, ndaj s’di t’i përgjigjem kësaj pyetjeje. (Qesh)

- A ka ndonjë moment kur dëshiron thjesht, të vësh gjithçka në Off për disa kohë? Ke tentuar ndonjëherë ta bësh?

- Jo, asnjëherë. Unë di t’u vë kufij gjërave, edhe pa e bërë gjithçka Off. Rrjetet sociale i kam pjesë të përditshmërisë, por jo mënyrë jetese.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.