Shpati rreh ish-të dashurën

Intervista - - FACEBOOK VIP -

E dinit djalin më të mbarë të shoubizzit, më të urtin, atë të ëmblin që i bënte vajzat të fantazonin?! Edhe ne, por nuk keni parë akoma anën tjetër të Shpatit, atë të mashkullit maço, që di edhe ta rrahë një femër. Kjo është ajo që vetë këngëtari ka pohuar në një emision në Kosovë, i pyetur se si qëndronte historia me ish-të dashurën që kishte bërë edhe një denoncim në polici. I gjendur në befasi pasi nuk pritej që kjo të ishte pjesë e intervistës, këngëtari nga Shkupi ka pranuar se ngjarja kishte ndodhur vërtet. “Po, e kam goditur sepse më tradhtoi”, ka thënë ai. “E mora në telefon dhe më tha “jam diku”, ndërkohë që ishte diku tjetër. Bëra atë që do të bënte çdo mashkull në vendin tim”, ka vazhduar rrëfimin ai, ndërsa thotë se historia është ekzagjeruar duke i shndërruar shpullat në rrahje. Uau! E di Shpati që shpulla, grushte, apo çfarëdo tjetër kanë një emër: dhunë fizike?! Lutemi që dikush t’ia mësojë!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.