Rita Ora, imazh i firmës italiane Tezenis

Intervista - - FACEBOOK VIP -

E kishim parë të veshur sportive nën logon e Adidasit si imazh i kësaj kompanie, por tani prisni ta shihni me më pak rroba në trup. Këngëtarja është shfaqur në disa poza seksi me të brendshme në material të tejdukshëm, që nuk lënë shumë vend për të fantazuar. Bëhet fjalë për reklamën më të re të Ritës e cila ka vendosur që t’ia huazojë imazhin e saj firmës së njohur italiane të veshjeve intime Tezenis. Ajo ka pranuar se ka qenë një fanse e kësaj marke dhe se me të ndihet e bukur, komode dhe me vetëbesim. Në foton e ndarë për fansat në Instagram, këngëtarja tregonte asetet e saj, ndërsa mbante veshur një palë recipeta të tejdukshme me motive limoni. Një frut acid i thartë, por që ka sjellë mjaft komente të ëmbla për lukun e bjondes simpatike. Si mund të ndodhte ndryshe?!

Kohët e fundit, Afërdita Dreshaj është distancuar paksa nga muzika dhe ka qenë gjatë gjithë kohës në lëvizje. E nisi me veriun e ftohtë të SHBA-së dhe e vazhdoi me bregdetin e nxehtë jugor, duke gjetur kështu kohë për familjen, miqtë dhe të dashurin. Me sa duket, kanë qenë pikërisht këta të fundit arsyeja pse Dreshaj ka udhëtuar drejt Nju Jorkut. Modelja dhe këngëtarja po kalon momente mjaft të bukura në shoqërinë e të dashurit dhe të miqve. Njëra ndër miket e saj më të ngushta është edhe Xhesika Berberi, me të cilën po argëtohet më së shumti. Por shumë shpejt këto pushime do të marrin fund sepse këngëtarja do të niset drejt Evropës për t’iu futur punës për projektet e saj të reja muzikore. Një këngë e re është në rrugë e sipër. Deri atëherë, shijoni fotot që dy mikeshat postojnë në Snapchat, të shkëputura nga pushimet e tyre në Nju Jork.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.