I dashuri i Luanës, ish-i i Dafinës

Intervista - - FACEBOOK VIP -

Simpatike, çapkëne, por shumë e rezervuar kur bëhet fjalë për jetën e saj private. Pas lidhjes së shumëpërfolur me këngëtarin Adrian Gaxha, nuk kishim dëgjuar për ndonjë mashkull në jetën e saj. Por ndonjëherë nuk është e nevojshme të flasësh kur janë fansat ata që flasin për ty. Ky ka qenë pikërisht rasti i bukuroshes, pasi në një foto të postuar në Instagram, dikush ka komentuar: “Sa ju takova ty e Krenarin, shumë çift i bukur”, koment që është fshirë menjëherë nga moderatorja. Bëhet fjalë për Krenar Çoçajn, djalin që më parë ishte i dashuri i këngëtares Dafina Zeqiri. Luana është treguar më se e kujdesshme për të postuar vetëm çfarë duhet dhe i intereson në rrjetet sociale, por këtë herë fotoja e ka tradhtuar, ndërkohë që fansja sapo ka dhënë një lajm interesant për një nga motrat e shumëpërfolura Vjollca. Tani që e mendojmë, të ketë qenë Krenari mashkulli misterioz i luleve që vinin pa kursim në adresë të Luanës?! Po Dafina, çfarë mendon për rastin në fjalë? Do të jetë koha ajo që do të na tregojë më shumë…

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.