Leonora ju gatuan fli...

Intervista - - FACEBOOK VIP -

Pjesa më e madhe e femrave të shoubizz-it nuk i ka marrëdhëniet e mira me gatimin, por Leonora është njëra ndër ato që na tregon të kundërtën. Kjo foto n a vërteton q ë këngëtarja e “Pushkë e çifteli” përveçse di të këndojë bukur, di të jetë edhe një amvisë shumë e mirë. Dhe me sa duket, specialiteti është gatimi tradicional i vendit të saj, flia. E veshur thjesht dhe me flokët e kapura bisht, bukuroshja kosovare i është përveshur punës duke gatuar flinë aq të mirënjohur. Aq e zhytur ka qenë Leonora në procesin e gatimit, sa nuk e ka patur mendjen fare që këtë moment po ia fiksojnë në foto. Jemi kuriozë të pyesim ata që e kanë provuar flinë e Leonorës: A është ajo në gatim, po aq e zonja sa në muzikë?

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.