Pse iu refuzua Suada Sherifit operacioni për hundën?

Intervista - - FACEBOOK VIP -

Mund të jesh një nga vajzat më simpatike të ekranit, të jesh zgjedhur Miss Shqipëria dhe prapë të kesh komplekse kur bëhet fjalë për bukurinë. Ndodh edhe kështu. Ish-basketbollistja dhe ish-Missi ka folur hapur për një nga ndërhyrjet që ka dashur të bëjë në fytyrën e saj dhe që ka të bëjë me hundën. Ne realisht nuk e kuptojmë se ku qëndron problemi te ky tipar i saj, por vetë Suada, me sa duket, e ka një arsye dhe ajo është asimetria. Sipas saj, nga njëra anë e profilit (nga e cila ajo zgjedh t’i bëjë fotot gjithmonë) hundën e ka pa kockë, ndërsa nga ana tjetër, me kockë. Pak e çuditshme ta mendosh, por akoma më e çuditshme tingëllon ajo që vjen pas kësaj. “Unë kam dashur ta bëj hundën, edhe në klinikat këtu, edhe jashtë, por asnjë mjek nuk ma ka marrë përsipër për shkak se ndryshimi nuk do të ishte në proporcion me portretin dhe fizikun tim”, është shprehur bukuroshja Sherifi. Pyetja e parë që të vjen ndërmend është: “Pse, ka akoma kirurgë mjaftueshëm profesionistë sa të mos marrin përsipër një ndërhyrje kur ajo nuk është e nevojshme?”. Dhe së dyti: “Pse qenia njeri, kërkon gjithnjë të sfidojë nënën natyrë?”. E para e ka marrë përgjigjen dhe jep shpresë për botën, kurse e dyta do të mbetet një nga shumë misteret e pazgjidhura.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.