Nëse do të kishe në dorë llambën e Aladinit...

Intervista - - TEATER -

Foto: Aldi Karaj

- Sa të përbashkëta ka me realitetin tonë, drama e dramaturgut amerikan?

- Shumë të përbashkëta. Drama është e fuqishme sepse është gjithëpërfshirëse dhe pa kohë. Kudo e kurdo ka familje si kjo e jona, sisteme shoqërie si ky, njerëz që shfrytëzojnë dobësinë e të tjerëve për përfitim, njerëz të paaftë për ta ndryshuar për mirë realitetin rrethues. Ndaj vepra është kaq njerëzore e i flet kaq qartë realitetin tonë tani.

- Në fund të shfaqjes, spektatori mbetet me shijen e trishtimit dhe në

... sa kohë do të të duhej për të përzgjedhur tri dëshirat e tua më të mëdha?

- Pa fund. Nëse më vendos rregulla, më mirë mos prit gjë nga unë! ...cilat do të ishin këto dëshira? - E vetmja dëshirë që më vjen natyrshëm, pa e detyruar veten të mendohem, është të fal lumturi. Dhe, e kam fjalën, qoftë edhe një buzëqeshje që shpeshherë mezi del, e shkreta. ...cilin rol do të zgjidhje për veten? - Çdo rol në një dramaturgji të mirë. ...në cilin vend do të doje të kishe lindur? - Nëse kam lindur këtu, kjo e ka një arsye. Por, nëse do mundesha të zgjidhja për një jetë tjetër, do të zgjidhja Madridin ose Barcelonën. ...çfarë do t’i ndryshoje realitetit shqiptar? - Aq shumë gjëra sa nuk di nga t’ia filloj. Po, si fillim, qëndrimin negativ mosbesues dhe tendencën për të mos marrë përgjegjësi. ...çfarë do t’i ndryshoje jetës tënde? - Jetën time dua vetëm ta përmirësoj, jo ta ndryshoj. njëfarë mënyre, ndihet i përfshirë, pasi sheh veten në atë skenë... Është kjo meritë e dramës, e aktrimit fantastik, apo e një realiteti të hidhur të cilit nuk i shpëtojmë dot?

- Nëse spektatori del nga salla me ndjesinë e boshllëkut, të trishtimit dhe bëhet pjesë e dramës, kjo është arritje e të gjithë përbërësve të shfaqjes. Sigurisht, drama jep një ndihmë të madhe dhe përbën një pikënisje të mirë për një sukses të mundshëm. Për aktrimin nuk flas dot, sepse jam e përfshirë emocionalisht dhe nuk mund të jem objektive. - A është kjo edhe situata e aktorëve sot, që duan të ikin, për të patur mundësi më të mëdha?

- Besoj se është dëshirë e të gjithë artistëve të përballen me realitete të tjera artistike jashtë vendit. Kjo është një mundësi shumë e mirë zhvillimi. Rëndësi ka që motivi të jetë për të sjellë në realitetin tonë artistik, frymë të re.

- Për ne që e shohim nga pozicioni i spektatorit, teatri është vërtet një magji. Po për një aktore teatri?

- Edhe për mua është magji! Në çdo punë që bëj, e kërkoj me ngulm krijimin e një magjie të tillë që të përfshijë të gjithë, por për fat të keq, kjo nuk ndodh çdo herë. Shpesh, ka vetëm grimca të saj.

- Cila ka qenë shtysa më e madhe që ke patur për t’u bërë aktore?

- Nuk e di përse kam dashur gjithmonë vetëm këtë profesion.

- Në ëndrrat e një vajze, aktrim do të thoshte...

- Aktrim do të thoshte liri, shpengim, magji, emocion i vazhdueshëm, çmenduri, sh- këputje nga realiteti, jetë...

- Po sot, në sytë e një profesionisteje, çfarë do të thotë aktrim?

- Në sytë e një profesionisteje, shpesh, të gjithë këta mbiemra që përmenda më sipër janë të zbehtë dhe mbeten vetëm në tentativë, por në dëshirën time, aktrimi mbetet gjithmonë një ëndërrrealitet shumë i bukur.

- Me çfarë do ta ndërroje teatrin? Çfarë të jep një ndjesi të ngjashme me atë që përjeton ndërsa aktron në skenë? - Nëse një ditë do të heq dorë nga teatri, do ta bëj vetëm për të ndihmuar në mënyrë të drejtpërdrejtë njerëzit që kanë nevojë, sidomos fëmijët. Ndjesia që të jep t’i falësh lumturi një fëmije është ndoshta edhe më e fuqishme se magjia në të cilën të përfshin teatri.

- Po një ndjesi të ngjashme me atë që përjeton kur duatrokitesh?

- Kur njerëzit duartrokasin për ty është njësoj si takimi i parë që ke dëshiruar prej shumë kohësh, njësoj si ndjesia që të jep një “bravo” nga prindërit, njësoj si një “faleminderit” që merr pas një përpjekjeje të sinqertë...

- Një aktor in- Foto: Aldi Karaj veston në skenë me shpirtin e tij... Ia vlen?

- Gjithmonë ia vlen! Derisa të ketë spektatorë që zgjedhin të të falin kohën e tyre, gjithmonë do t’ia vlejë.

- A ka një aktor që ka qenë gjithmonë etalon për ty? Nëse do të të pyesnin se karrierën e kujt do të doje të kishe...

- Kam shumë aktorë të cilët i çmoj në distancë, i adhuroj e i ndjek, por asnjëherë nuk kam menduar “sikur të isha në vend të dikujt”. Ajo që dua është të jem ne vendin e duhur e në momentin e duhur. Kjo do të më bënte shumë punë… (Qesh)

- Kur futesh në skenë dhe para teje është një sallë me njerëz që të ndjekin, çfarë mendon?

- Është kënaqësi... ndoshta edhe pak egoiste. Ndiej edhe përgjegjësi në të njëjtën kohë.

- Sa emocionuese është për ty sot ngjitja në skenë?

- Përpiqem me të gjitha forcat që pavarësisht gjithçkaje, të jetë, mbi të gjitha, emocionuese. - Po në fillimet e tua? - Ka qenë më emocionuese seç duhet, shumë e vrullshme, me ndjesi të rrëmujshme, role të mëdha, kënaqësi prej fëmije të mbushur me ëndrra, plot me nervozizëm për gjëra që nuk i kisha nën kontroll. Ndoshta vazhdon të jetë kështu! (Qesh)

- A janë të gjithë aktorët njerëz që e pëlqejnë të qenit në qendër të vëmendjes?

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.