Nuk premtoj më, sa të kem jetën!

Tiri, fitues i “The Voice of Albania 5

Intervista - - MUZIKE -

(Vijon nga faqja 3) shumë kërkesa për të performuar në koncerte dhe për të kënduar live në lokale të ndryshme të kryeqytetit dhe jashtë.

- Preferon të këndosh vetëm live?

- Pse, si këndohet ndryshe? (Buzëqesh) Që në moshë të vogël, jam angazhuar me muzikë live nëpër lokale të ndryshme nëpër Shqipëri, kështu që përgjigjja ime është po, absolutisht po.

- A është shtuar suksesi me vajzat tani?

- ( Qesh) Nuk mund të them jo. Më duhet t’i falënderoj për mbështetjen që më kanë dhënë gjatë gjithë kë- tyre javëve! - Cila është rryma muzikore që t ë pëlqen m ë shumë?

- Ka disa: post grunge, alternative rock, p o p rock...

- Do të të shikojmë së shpejti me ndonjë këngë të re?

- Patjetër që po, jam duke punuar për këtë. Shumë shpejt do publikohet kënga bashkë me klipin. Më pas, projekte të tjera na presin, “just stay tuned” (vetëm më ndiqni)!

- Ti ke një bash- këpunim shumë të bukur me të ndjerin Dr Flori. Sa more nga ai bashkëpunim?

- Të jesh i ftuar për bashkëpunim nga një ikonë e muzikës shqiptare si Dr. Flori, pa dyshim është privilegj! Ishte një arritje e madhe për karrierën time artistike.

- Cili është bashkëpunimi që e ke ëndërruar gjithmonë?

- Ka disa artistë shqiptarë të cilët më pëlqejnë shumë dhe sigurisht që do të doja të bëja një bashkëpunim me ta. Mendoj se ëndrrat realizohen dhe unë preferoj të mos tregoj emra, ama jam në tratativa për një bashkëpunim të radhës.

- Tiri, ne ndërkohë, nuk dimë asgjë për jetën tënde private… Je singëll apo çift?

- Unë besoj se një raport i shëndetshëm, do vëmendje dhe unë vëmendjen ia kushtova plotësisht “The Voice of Albania 5”.

- Je person që kur e fikson diçka në mendje, e bën medoemos?

- Unë nuk besoj te horoskopi, por gjithsesi, Akrepat shquhen për vendosmëri dhe ambicie...

- Zhgënjimet më të mëdha i ke marrë nga…

- Të gjithë besoj se jemi zhgënjyer një herë në jetë dhe të gjithë kemi kaluar periudha të jetës, për të cilat nuk duam të flasim.

- Premtimi i fundit që ke bërë?

- I kam premtuar aq shumë gjëra shoqërise në rast se fitoja “The Voice”, saqë nuk premtoj më, sa të kem jetën! (Buzëqesh)

- Cilat janë planet e tua për të ardhmen?

- Plani i parë është kënga e radhës e më pas do të punoj për albumin tim. Gjithashtu, një ndër projektet që kam ndërmend të realizoj është risjellja e këngëve të vjetra shqiptare në versionin “Tiri”, në një CD. Shpresoj që publiku të vlerësojë projektet e mia të radhës ashtu siç bëri te “The Voice”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.