Paloma mëson se Brunoja nuk e ka tradhtuar

Intervista - - TELENOVELA -

Paloma dhe Brunoja shikojnë videon e bërë nga Maria, e cila rrëfen se është tezja e Alinës dhe se marrëdhënia e kësaj të fundit me Brunon ishte thjesht një mashtrim i Alinës, me qëllimin për ta larguar Palomën nga i ati.

Paloma i kërkon të falur Brunos që nuk i besoi kur ai i tregoi të vërtetën, por ra në kurthin e Alinës. Brunoja e përqafon dhe i thotë se nuk ëshët e nevojshme t’i kërkojë falje një njeriu që e do aq shumë sa ai.

Nga ana tjetër, Sezari i kërkon Alinës t’i japë shpjegime se me kë po fliste dhe nis të kërkojë gjithandej më kot, njeriun tjetër që po jeton në shtëpinë e tyre. Alina ndërron temë dhe shkon të flejë.

Sezari vazhdon të këmbëngulë dhe atëhere Alina i thotë se po fliste me një ish- të dashurin e saj, i cili e kishte zbuluar ku jetonte ajo dhe kishte ardhur t’i bënte një vizitë. Sezari i thotë se do ta mirëkuptojë nëse ajo vendos të ikë me ish-të dashurin, pasi do të ishte egoiste nga ana e tij ta mbante të lidhur pas vetes, tani që nuk është gjë tjetër veçse një plak i verbër.

Talesi dhe Natasha zgjohen pasi kanë kaluar natën së bashku. Natasha ndihet keq për faktin se ka mashtruar Rohelion, por është e binudr se ka rënë në dashuri me Talesin. Megjithatë, ajo kërkon prej tij një provë që ta besojë se vërtet ai e do dhe se ky nuk është një plan tjetër i Lejlës.

Eroni shkon në restorantin e Nikos për t’i kërkuar falje që e ka tradhtuar me Amarilisin dhe që është përpjekur ta mashtrojë për vlerën e shtëpisë dhe për atësinë e Fabricios.

Patricia nis të ndihet keq dhe zbulon se është shtatzënë. Misheli e përqafon i emocionu- ar, deri kur Pati hedh dyshimin se babai i fëmijës mund të jetë Gutoja...

Feliksi zbulon se në

e kupton që dikush po vjen dhe vraporn për t’u fshehur, por Feliksit nuk i shpëton fakti që gjen një gotë ujë përgjysëm dhe një sanduiç, si dhe dëgjon zhurmën e një porte që mbyllet. Këto janë për të prova më se të mjaftueshme për të kuptuar se në shtëpi gjendet edhe dikush tjetër.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.