Shtëpinë e Sezarit jeton edhe dikush tjetër

Intervista - - TELENOVELA -

Eroni i rrëfen Amarilisit se nuk e ka dashur kurrë, por ka patur vetëm simpati për të dhe është lidhur me të me qëllimin për të patur një jetë të pranueshme në shoqëri, një familje normale me një grua dhe fëmijë. Vetëm në atë moment e kupton se është treguar shumë budalla duke u manipuluar prej saj.

Amarilisi nis të qajë, me qëllimin për ta mbajtur pas vetes. Ajo i thotë se nëse ai dëshiron, mund të heqë dorë nga Fabricio dhe të përpiqen të kenë një fëmijë tjetër, për të krijuar familjen që aq shumë e ka dëshiruar, por Eroni tashmë e ka marrë vendimin...

Feliksi, Paloma dhe Luteroja i bëjnë një vizitë Sezarit, për t’i bërë një nga kontrollet rutinë mjekësore. Feliksi përfiton nga rasti për të bërë një kontroll nëpër shtëpi. Ai bën sikur do të shkojë të marrë një gotë ujë në kuzhinë, por Alina nuk e lejon. Feliksi, i fiksuar si gjithmonë, vrapon drejt kuzhinës. Nidoja

Talesi heq dorë nga trashëgimia

Natasha, Pilari, Lidia dhe avokatët e Nikolës gjenden para një suprize të madhe kur zbulojnë se Talesi ka hequr dorë nga pjesa e tij e trashëgimisë dhe ia ka lënë atë motrës së Nikolës. Lejla tërbohet dhe nis t’i bërtasë Talesit para të gjithëve se nuk duhet ta bëjë një marrëzi të tillë.

Pa asnjë mëdyshje, me të gjitha dokumentet e nevojshme, Natasha shndërrohet në trashëgimtaren e vetme të Nikolës, por e mban fjalën për të dhënë një pjesë të parave për kërkimet kundër kancerit dhe një pjesë tjetër në shërbim të diplomimit të Rohelios.

Më vonë, Lejla shkon tek i dashuri i saj për të mësuar se çfarë plani ka, pasi ende nuk i ka humbur shpresat për ta marrë trashëgiminë. Por, këtë herë, Talesi tregohet i vendosur dhe e pranon se ka rënë në dashuri me Natashën. Ai i rrëfen se gjatë të gjithë kësaj kohe është hequr sikur e dashuronte ende Lejlën, vetëm e vetëm që ajo të mos i bënte gjë të keqe Natashës.

Eroni shkon te Nikoja dhe i kërkon të rilidhen së bashku. Ky i fundit i kërkon kohë për të vendosur...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.