Arrestohet Rahmiu Alperi nuk është vëllai i Dilarës

“Fate të kryqëzuara”

Intervista - - TELENOVELA -

Xhihani i shpjegon Ozkanit dhe Dilarës se Rahmiu e ka parë Hazallin, ndërsa kishte shkuar t’i kërkonte të falur Gylserenit, gjë që nuk i pëlqen aspak Dilarës. Ozkani kthen përmbys shtëpinë e Kerimanit, me shpresën për të gjetur paratë e tij, të cilat nga ana tjetër, Kerimani po i numëron me Osmanin. Komshija e Kerimanit i tregon atij se e ka parë Kerimanin me Osmanin dhe me një valixhe në dorë. Ajo i tregon adresën e këtij të fundit...

Ozkani shkon në shtëpinë e Osmanit dhe nis të kërkojë kudo Kerimanin, por nuk e gjen dhe e rreh Osmanin. Pasi ai ikën, Kerimani i kërkon ndihmë Osmanit, i cili sheh se si ajo është fshehur pas dritares. Sollmazi ngelet pa punë dhe që të dy, së bashku me Alperin, e gjejnë veten sërish në gjendje shumë të vështirë ekonomike. Hazalli dëgjon Dilarën ndërsa i thotë Xhansusë se padinë për marrjen e saj do ta bëjnë pasi të mbarojë gjykimi i Xhansusë. Të gjithë inatin, ajo ia nxjerr në telefon Gylserenit. Xhihani e falënderon Rahmiun që i shpëtoi jetën Hazallit. Rahmiu i tregon se është penduar për çfarë ka bërë më parë dhe se tashmë ka ndryshuar... Xhihani i tregon se ka patur sukses në jetë vetëm sepse i ati ka patur gjithmonë besim tek ai. Xhansuja i thotë Dilarës se ka vendosur të shkojë të jetojë me Gylserenin, pasi ajo ka mbetur vetëm. Dilara e bind për të kundërtën dhe i kërkon t’i premtojë se do të qëndrojë me ta derisa të përfundojë gjyqi.

Ozani i kërkon Hazallit t’i telefonojë Teos, pasi ai është vëllai i saj dhe duhet t’i tregojë vendin atij. Hazalli ndihet e mbrojtur pranë tij. Xhandani i kërkon Ozkanit ta zgjidhë sa më shpejt çështjen e parave, pasi nëse nuk ka një llogari bankare dhe nëse Jëlldërëmi mëson se familja e tyre është kaq e shthurur sa motra vjedh vëllain, ata e kanë të humbur gjyqin.

Gylsereni e fton Hazallin në shtëpi dhe mundohet ta qetësojë atë pas atyre që kanë ndodhur. Xhihani e kthen Rahmiun në shtëpinë e tij. Dilara nuk e pret aspak mirë këtë, për shkak të faktit që ai i kërkoi të falur Gylserenit, ndaj i kërkon llogari dhe i thotë se ka dhënë shumë para për të. Rahmiu i thotë se do t’i tregojë ai vetë Xhihanit për këto para dhe i thotë se i ka ardhur në majë të hundës me problemin e Gylserenit e nuk do të merret më me të. Ai i kërkon edhe asaj të heqë dorë e të qetësojë veten.

Ozkani e kap Kerimanin në rrugë bashkë me Osmanin, por vjen policia dhe ai është i detyruar të largohet me vrap, pasi Kerimani u thotë policëve se ai deshi t’i vidhte çantën. Hazalli i tregon Rahmiut lajmin në gazetë për gjetjen e Teos të vrarë. Ajo e përqafon dhe i thotë të m o s shqetësohet, pasi asgjë nuk ka për të ndodhur. Policia vjen të arrestojë Rahmiun për të dhënë deklaratën e tij në komisariat, gjë që e shikon edhe Osmani. Dilara i premton se do të lajmërojë Xhihanin që të shkojë tek ai bashkë me Jëlldërëmin. Xhihani përpiqet të afrohet sërish me Gylserenin, e cila i kërkon ta ndërpresin përfundimisht lidhjen e tyre. Dilara i telefonon pikërisht në momentin kur ata janë bashkë dhe Xhihani nuk ia hap telefonin.

Alperi dhe Sollmazi shokohen kur marrin rezultatin e ADN-së, që tregon se Alperi nuk është vëllai i Dilarës. Megjithatë, ata nuk i humbin shpresat dhe mendojnë se thjesht është bërë një gabim.

Gylserenin vjen ta takojë një shok i fëmijërisë, i cili i jep lajmin se babai i saj ka vdekur. Gylsereni ndihet e dërrmuar dhe më e vetmuar se kurrë në jetë. Ajo shkon në varrin e tij dhe nisin t’i kujtohen shumë gjëra nga e kaluara e saj.

Hazalli vazhdon të bëjë thashetheme e të sajojë sikur Xhansuja është zemëruar me të, ngaqë Hazalli i ka rrëm- byer të dashurin. Ky lajm, përhapet me të shpejtë në shkollë. Xhihani me Jëlldërëmin shkojnë në komisariat dhe si Rahmiu, si Xhihani, qetësohen kur më - sojnë se atë e kanë thirrur n ë lidhje m e çështjen e plagosjes së Alperit. Jëlldërëmi nuk e kupton se çfarë po i fshehin ata të dy. Denoncimi për plagosjen e Alperit ka ardhur në mënyrë anonime në komisariat, së bashku me levën që mban gishtat e Rahmiut. Xhihani shikon se leva nuk ndodhet më në zyrën e tij dhe nga kamerat, zbulon se atë e ka vjedhur një person që punonte dikur tek ata dhe që është paguar nga dikush për ta vjedhur armën e krimit.

Xhandani shkon t’i kërkojë llogari Ozkanit që nuk po bën asgjë për të fituar gjyqin për Xhansunë dhe ata të dy grinden keq. Xhandani i thotë se ai vërtet nuk e meriton të bëhet babai i Xhansusë. Osmani, nga ana e tij, bën plan për t’i marrë paratë me mashtrim Kerimanit, me pretendimin sikur po blejnë një shtëpi. E pyetur nga Xhandani, ai bën sikur nuk di gjë që Kerimani ka vjedhur paratë e Ozkanit. Ajo i premton një shpërblim të madh, nëse i gjen ato para...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.