“Sarasvatiçandra”?

Intervista - - TELENOVELA -

(Vijon nga faqja 10) Kumudin.

Babai i Pramadit e punëson Navinin si sekretarin e tij, por kjo gjë zgjon xhelozinë e Pramadit, i cili nis të mendojë se babai i tij do më shumë Navinin sesa atë vetë. Pasi zbulonm arsyen e vërtetë se pse Sarasi refuzoi të martohej me të, Kumudi e fal atë, por njëkohësisht i kërkon që të ikë nga shtëpia, pasi nuk mund të shikojë dot se si e ofendon Pramadi në sytë e saj. Sarasi i thotë se nuk do të ikë nga jeta e saj, deri në ditën kur do të bëjë të mundur që Pramadi të bëhet një njeri i mirë.

Në të vërtetë, ngjarjet rrje- dhin në një mënyrë të tillë që Kumudi ndahet nga Pramadi dhe martohet me Sarasin. Më tej, zbulohet se vëllai i vogël i Sarasit, Kabiri është ende gjallë dhe po punon për Gumanin me qëllimin për të shkatërruar familjen Desai/Vias. Deni, djali i Gumanit dhe vëllai i gjetur i Sarasit dhe Kabir- it, e zbulon këtë dhe e mohon nënën e tij. Gumani arrestohet dhe Kabiri pajtohet e ribashkohet me të atin.

Anushka, një vajzë lozonjare nga Mumbai u bashkohet personazheve. Ajo dhe Kabiri grinden vazhdimisht, por shumë shpejt bien në dashuri me njëri-tjetrin. Pas shumë konfliktesh, ata të dy martohen. Në fund, Sarasi dhe Kabiri takohen me të ëmën, që mendonin se kishte vdekur shumë vite më parë.

Telenovela përfundon me lindjen e fëmijës së parë të Sarasit dhe Kumudit, të cilin ata e quajnë Sanskriti Sarasvatiçandra Vias.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.