Ja, dieta që bën për ty!

Vuan nga Sindroma e Zorrës së Trashë të Irrituar me Diarre (SZTI-D)?

Intervista - - SHENDET -

Kur je i sëmurë nga SZTI-D-ja është mirë të ndjekësh një dietë të caktuar, e cila të lehtëson jetën. Gjithashtu, nuk është e nevojshme të heqësh dorë krejtësisht nga çdo ushqim që të pëlqen. “Moderimi është i rëndësishëm”, thotë Lesli Bonsi, doktoreshë shkencash në fushën e gastroenterologjisë. Kur ke SZTI, është e rëndësishme të ndjekësh një dietë të balancuar, kështu që mos hiqni dorë krejtësisht nga disa grupe ushqimesh, përndryshe do ta privoni veten nga substancat ushqyese për të cilat keni nevojë.

Bëni punën e zbuluesit

Eksperimentoni me ato që hani, për të zbuluar se çfarë funksionon për ju. Njerëzit mund të përzgjedhin ndër ushqimet që kanë, duke i thënë vetes: “Ok, nuk më bëjnë mirë mollët, por dardhat nuk më bëjnë keq. Ose, rrushi nuk bën për mua, por do ta zëvendësoj me një banane”. Mbani një ditar simptomash për të zbuluar se cilat ushqime dhe cilat sasi ju shkaktojnë diarre. Është mirë të zbuloni se cilat ush- Tromboza e thellë e venave (TTV) është formimi i një cope të koaguluar gjaku (trombe) në thellësi të venave, kryesisht në këmbë. Disa shenja të saj janë dhimbja, enjtja, skuqja, nxehja dhe dukja e venave të sipërfaqe të lëkurës. Tromboza e venës është e rrezikshme, sepse mund të shkojë në mushkëri dhe të kërcënojë edhe jetën. Ja disa shkaqe që favorizojnë trombozën dhe mënyra si t’i evitoni ato:

1. Sporti intensiv

Studimet e reja kanë treguar se atletët, sidomos ata që vrapojnë në distanca të gjata, si maratona, mund të pësojnë më shpesh trombozë. Ata kanë më shumë gjasë të çhidratohen dhe të dëmtohen. Simptomat e trombozës mund të ngatërrohen lehtësisht me qime ju shkaktojnë probleme. Kini parasysh se ushqimet e ndryshme nuk veprojnë te të gjithë njerëzit njëlloj. Ju mund të provoni edhe dietën e eliminimit, nëse mendoni se disa ushqime që mund të shkaktojnë simptomat tuaja. Ndalojeni ngrënien e tyre një nga një dhe vrojtoni se si ndi- heni.

Merrni fibrat e duhura

Mos i evitoni plotësisht fibrat nëse keni diarre. Ato na ndihmojnë të mbrojmë trupin nga sëmundjet e zemrës dhe luajnë rol kundër kancerit, kështu që na nevojiten. Thjesht, zgjidhni fibrat e tret- shme, në vend të atyre të patretshme. Fibrat e tretshme qëndrojnë më gjatë në stomak, gjë që e ndihmon zorrën të punojë normalisht. Ju mund t’i merrni ato nga ushqime si: Tërshëra, bishtajat, mollët, agrumet, karotat dhe elbi. Fibrat e patretshme nga ana tjetër i gjeni në ush- qime si: Drithi integral, mielli i zakonshëm, perimet jeshile, arrat, bizelet, bishtajat, lulelakra dhe patatet. Gjithashtu, është mirë të pini sa më shumë ujë, afro 6-8 gota uji në ditë, por jo gjithmonë gjatë vakteve. “Uji bën që ushqimet të lëvizin më shpejt”, thotë Bonsi. Ajo sugjeron të pini ujë një orë para, ose pas vakteve.

Kini kujdes me disa ushqime

Vetëm ju e dini se cilat prej tyre ju japin simptomat e SZTI- D- së. Megjithatë, pasi të keni mësuar se cilat ushqime ju irritojnë juve, mund të keni parasysh edhe ushqimet që shkaktojnë simptoma te njerëzit e tjerë me sëmundjen tuaj: Brokoli, qepët dhe lakrat. Janë gjithashtu edhe ushqimet e skuqura dhe me yndyrë, si patatet e skuqura, nënproduktet e qumështit si djathi ose akulloret, pijet me alkool dhe kafeinë, çajrat dhe disa pije freskuese me gaz, çokollata. Irritues mund të jetë edhe gluteni që gjendet te gruri, tërshëra dhe elbi, disa zëvendësues sheqeri, si sorbitoli ( që gjendet te çamçakëzët, karamelet me mente) dhe fruktoza, një sheqer i thjeshtë që gjendet te mjalti dhe te disa fruta.

Rëndësi ka edhe mënyra se si hani dhe në ç’temperaturë e hani. Për shembull, mund të keni probleme nëse ushqimet janë në temperatura ekstreme, si uji shumë i ftohtë, apo një supë shumë e nxehtë. Shumë njerëz kanë simptoma pasi hanë vakte të bollshme. Përpiquni të hani më pak gjatë vakteve dhe të hani katër-pesë herë në ditë. Kini parasysh se çdo njeri ka mënyrën unike të reagimit ndaj ushqimeve. Kështu, eksperimentoni me ushqime të ndryshme, derisa të zbuloni ato që ju dëmtojnë. “Nuk ekziston një dietë e caktuar për të gjithë njerëzit që e kanë këtë problem”, thotë Bonsi. “Disa njerëz i tolerojnë disa ushqime, të tjerët nuk i fusin dot në gojë”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.