Kur rrezikoheni nga tromboza?

Intervista - - SHENDET -

ato të shkaktuara nga sporti. Nëse edhe ju vraponi në distanca të gjata dhe keni simptoma të tilla si enjtje, dhimbje të papritura, nxirje, ose spazma/ ngërçe të papritura në krahë, këmbë, ose sidomos në gjoks, atëherë duhet të shkoni menjëherë te mjeku.

2. Ndërhyrje kirurgjikale

Qëndrimi në shtrat përpara ose pas çdo lloji operacioni, mund të ngadalësojë qarkullimin e gjakut në trup. Më të rrezikshme janë operacionet në bark, pelvis, ije, apo këmbë, sepse mund të dëmtohen disa vena gjatë operacionit. Para operacionit ju duhet të flisni me doktorin. Mbase duhet të merrni ilaçe për hollimin e gjakut për të evituar mundësitë e koagulimit. Pas operacionit është mirë të ngriheni në këmbë dhe ecni sapo të jetë e mundur.

3. Sindroma e zorrës së trashë të enjtur

Kur ke këtë lloj sindrome, sëmundjen e Krohnit, kolitin, ose ndonjë sëmundje tjetër të zorrës së trashë, shanset për të pësuar trombozë dyfishohen, apo trefishohen. Njerëzit me këto probleme kanë më shumë gjasa të çhidratohen, të rrinë shtrirë, ose të bëjnë ndërhyrje kirurgjikale. Gjithashtu, inflamacioni i zorrës së trashë mund të jetë i lidhur me formimin e copëzave të koaguluara të gjakut.

4. Nivel i ulët i vitaminës D

Studiuesit zbuluan se nivelet e vitaminës D të 82 njerëzve që kishin pësuar trombozë ishin më të ulëta se të 85 njerëzve që nuk e kishin pësuar kurrë atë. Ju mund ta merrni atë nëpërmjet salmonit, tonit, djathit dhe të verdhës së vezës, ose të bëni 30 minuta banjo dielli, dy herë në javë.

5. Ilaçet me hormone seksuale

Pilulat kontraceptive dhe terapitë me hormone për menopauzën kanë estrogjen, një hormon që lehtëson koagulimin e gjakut. Gjithsesi, rreziku është i vogël; vetëm një në 1000 gra që përdorin pilulën çdo vit pësojnë trombozë. Rreziku shtohet nëse ju përdorni një paç, i cili ka 60% më shumë estrogjen sesa një pilulë, ose nëse rrezikoheni nga shkaqe të tjera. Edhe burrat që marrin testosteron rrezikohen nga tromboza.

6. Kanceri

Tumoret mund të shkaktojnë një dëmtim të indeve dhe lëshojnë në trup substanca kimike që shkaktojnë trombozën. Kanceri i trurit, i zorrës së trashë, i mushkërive, i veshkave, i vezoreve, i pankreasit dhe i stomakut kanë më shumë gjasa të shkaktojnë trombozë. Copat e koaguluara të gjakut janë një efekt dytësor i zakonshëm i limfomave, leuçemisë dhe kancerit të mëlçisë. Gjatë periudhës së kimioterapisë duhet të vishni çorape shtrënguese dhe të vazhdoni të jeni sa më aktivë që mundeni.

7. Mbipesha

Të qenit mbipeshë, sidomos në zonën e barkut, shton presionin në venat e legenit dhe të këmbëve, gjë që dyfishon rrezikun e trombozës. Nëse IMT-ja juaj është 25 ose më shumë dhe jeni duke marrë edhe pilula kontraceptive, disa studime thonë se rreziku dhjetëfishohet! Mbrojtja më e mirë kundër trombozës është sporti i rregullt. Për më tepër, ai ju ndihmon të bini në peshë.

8. Shtatzania

Bebi gjithashtu shton presionin në vena të zonës së legenit e të këmbëve te grua- ja shtatzënë dhe ky rrezik vazhdon deri në 6 javë pas lindjes. Tromboza ndodh te 2 në 1000 gra shtatzëna. Gjasat shtohen nëse jeni obeze, mbi 35 vjeçe, jeni shtatzënë me binjakë, keni njerëz në familje që kanë pësuar një trombozë, ose keni qëndruar në shtrat. Për të ulur rrezikun, duhet të qëndroni aktive gjatë gjithë shtatzanisë.

9. Lindja e parakohshme

Keni lindur para kohe, para se të mbushni 37 javë në barkun e nënës? Sipas të dhënave, sa më herët të keni lindur, aq më shumë shtohen gjasat për të pësuar një trombozë. Shkencëtarët ende nuk e dinë arsyen.

10. Pirja e duhanit

Pirja e duhanit ndikon në mënyrën se si gjaku dhe copëzat e koaguluara të tij qarkullojnë nëpër trup. Çdo lloj duhanpirjeje, qoftë edhe e rastësishme, dëmton zemrën dhe enët e gjakut. Tregohuni të kujdesshëm të mos pini duhan ndërkohë që merrni pilula kontraceptive, sepse ky kombinim duket se shumëfishon 9 herë rrezikun e trombozës. Lënia e duhanit ul rrezikun e koagulimit të gjakut, si edhe të problemeve të tjera të zemrës.

Ju qe keni strese, ankth, fiksime, brenga, nervozizem, dhimbje koke, fobi, depresion, frikera obsesive, pagjumesi, anoreksi, xhelozi, probleme droge, impotence, probleme martesore, mospershtatje seksuale, çdo lloj neuroze, nevoje per renien ne peshe, drejtohuni te Psikolog, Dr. Jashar Demiri, çdo ditë. Bashkepunojme edhe me psikiatër Prof. Totozani. Takimi te hyrja kryesore e Stadiumit Selman Stermasi (ish-Dinamo), tek nisja e autobusëve për Athinë. Merrni ne Cel. 0692255562 per të fiksuar takimin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.