Cila është e vërteta e zhurmave që bën trupi ynë?

Intervista - - TEST -

1. Nëse hunda fishkëllen sa herë që marrim frymë, shkak mund të jetë: a. Astma e shkaktuar nga sporti b. Një alergji e rëndë c. Një vrimë në hundë 2. Kërcitja e gishtave mund të shkaktojë artrit: a. E vërtetë b. Gënjeshtër

3. Gromësima më e lartë e regjistruar, është po aq e zhurmshme sa: a. Zhurma e një kombinati kuzhine që grin ushqimet b. Zhurma e një motoçiklete c. Zhurma e sharrës me korent

4. Kur mundohesh t’i mbash gazrat, mund t’i bësh me më shumë zhurmë: a. E vërtetë b. Gënjeshtër 5. Mbajtja e teshtimës mund të jetë e rrezikshme: a. E vërtetë b. Gënjeshtër 6. Gargullitjet e stomakut janë shenjë problemi: a. E vërtetë b. Gënjeshtër

7. Veshët kanë gjasë të bëjnë zhurmë me kalimin e moshës: a. E vërtetë b. Gënjeshtër

8. Nëse ju dëgjoni rrahjet e zemrës tuaj, kjo është: a. E padëmshme. b. Një problem mendor. c. Shkaktohet nga grumbullimi i dyllit në vesh. 9. Njerëzit zakonisht nxjerrin gazra: a. 5-10 herë në ditë b. 13-21 herë në ditë c. 30-50 herë në ditë 10. Keni më shumë gjasa të gërhisni nëse: a. Keni alergji b. Jeni mbipeshë c. Të dyja së bashku 11. E vetmja mënyrë për të ndaluar lemzën është: a. Të mbash frymën. b. Të hash një lugë me sheqer. c. Nuk ka zgjidhje të provuar.

12. Nëse stomaku ju gargullon, por nuk jeni të uritur, atëherë ndoshta: a. Ndiheni në depresion. b. Keni ngrënë një hamburger. c. Keni pirë një pije me gaz.

Përgjigjet

1. Përgjigjja e saktë është c-ja. Septumi, muri që ndan hundën tonë në dy anë, duhet të jetë i mbyllur mirë. Nëse shkaktohet ndonjë çarje, ose vrimë, ajo mund të shkaktojë një zhurmë fishkëlluese kur marrim dhe nxjerrim frymën. Nëse ju keni këtë problem, flisni me doktorin. Nëse vrima është e madhe, ai mund të sugjerojë vënien e një “arne” septale për të mbyllur vrimën, ose ndonjë lloj tjetër kirurgjie. 2. Përgjigjia e saktë është b-ja. Kur kërcet gishtat, nxjerr jashtë gazin që ndodhet në lëngun që pengon fërkimin e kyçeve, gjë që shkakton zhurmën kërcitëse. Kjo gjë nuk e shkakton artritin, por nëse ju jeni të sëmurë prej tij, mund t’i përkeqësojë gjërat. Me kalimin e kohës, kjo lëvizje e përsëritur mund të dëmtojnë kyçet. Më mirë plasni ndonjë tullumbac të bërë me çamçakëzë. 3. Përgjigjja e saktë është c-ja. Rekordin Gines e mban Pol Hani nga Britania e Madhe, në vitin 2009, për gromësimën me zë më të lartë, që arriti në 109.9 decibelë. Megjithëse fitorja i përket një burri, edhe gratë nuk qëndrojnë më pas. Rekordin nga gratë e mban Eliza Kanjoni nga Italia, me 107 decibelë. Ky është e njëjta zhurmë me një pastruese bore. 4. Përgjigjja e saktë është a-ja. Fakti që gazrat dëgjohen si një trumbetë, ose janë pa zhurmë, por me erë të keqe, varet nga shumë faktorë, por nëse mundohesh t’i mbash, mund ta bësh zhurmën edhe më të lartë. Sa më shumë gazra të nxirrni, aq më e lartë është zhurma! 5. Përgjigjja e saktë është a-ja. Ju mund të keni dëshirë ta kapni hundën me dorë ose të mbyllni fort gojën kur teshtini në publik, por është më mirë ta lini teshtimën të lirë. Kur mundohesh ta mbash, forca e saj shkakton presion ajri në veshin e mesëm. Kjo mund të shkaktojë humbje dëgjimi, çarje të enëve të gjakut në sy, bile edhe ndonjë çarje të kapilarëve të trurit. Ajo që mund të bëni është të vini dorën, ose një shami para kur të teshtini, ose të teshtini në pjesën e përparme të bërrylit. Shëndet! 6. Përgjigjja e saktë është b-ja. Këto zhurma janë krejtësisht normale. Ato ndodhin kur muret e zorrëve kontraktohen, lëngjet lëvizin nëpër zorrë, ose keni grumbullim gazrash. Ka edhe zhurma të tjera brenda tyre që ju nuk i dëgjoni. Për t’u siguruar se sistemi juaj tretës punon si duhet, doktori mund të përdorë një stetoskop për të dëgjuar barkun. Nëse ai dëgjon 5-20 kërcitje dhe gargullitje në minutë, kjo është shenjë e mirë.

7. Përgjigjja e saktë është a-ja.

8 . Përgjigjja e saktë është a-ja.

Kjo situatë, e quajtur tinitus pulsues, zakonisht është e padëmshme dhe rrallë mund të jetë shenjë e presionit të lartë të gjakut. Shkaqe të tjera përfshijnë një lloj humbjeje dëgjimi, që bën të dëgjohen më shumë zhurmat e brendshme, një çrregullim i enëve të gjakut, apo spazma të muskulit të veshit. Doktori mund t’ju ndihmojë ta zgjidhni këtë problem. 9. Përgjigjja e saktë është b-ja. Kur ju bëni gazra dhe të tjerët i dëgjojnë, mund të krijohet një situatë e sikletshme, por kijeni parasysh se kjo është diçka natyrale, që e bëjnë të gjithë. Trupi ynë nxjerr gazrat e krijuara nga gëlltitja e ajrit dhe zbërthimi i ushqimeve. Ju mund të vini re se bëni më shumë gazra kur pini dhe hani shumë shpejt, pini duhan, përtypni çamçakëz, mbani në gojë karamele të forta, ose pini pije me gaz. Ushqimet që kanë sheqerna janë gjithashtu prodhuese të mëdha gazi. Bishtajat dhe brokoli njihen gjithashtu për këtë. Shkaktarë të tjerë janë: Nënproduktet e qumështit, drithërat integrale dhe ushqimet me shurup fruktoze. 10. Përgjigjja e saktë është c-ja. Gërhitja ndodh kur muskujt e fytit relaksohen dhe muret e fytit vibrojnë. Nëse fyti apo hunda juaj janë enjtur, siç ndodh në rastin e alergjive, kjo e përkeqëson gërhitjen. Të qenit mbipeshë ose shtatzënë mund të bëjë trashjen e indeve të fytit, gjë që shkakton gërhitje. Dobësimi, evitimi i alkoolit afër kohës së gjumit dhe fjetja anash në vend të fjetjes në shpinë, mund t’ju ndihmojnë në këtë drejtim. Nëse gërhini shumë, duhet të flisni me doktorin. Afro gjysma e njerëzve që gërhasin shumë, kanë apne gjumi, një problem serioz gjatë të cilit njeriu ndalon frymëmarrjen për disa sekonda gjatë natës. 11. Përgjigjja e saktë është c-ja. Ju me siguri keni provuar disa mënyra popullore për ndalimin e lemzës, ato spazma të pavullnetshme të diafragmës. Nuk bën dëm t’i provoni dhe në disa raste ato ndihmojnë, por ka raste që edhe nuk ju ndihmojnë, kështu që, nuk ju mbetet gjë tjetër, veçse të prisni sa të kalojë vetë. Më mirë evitoni gjërat që shkaktojnë lemzën, si pijet me gaz, ngrënien e shumtë, ose gëlltitjen e ajrit. 12. Përgjigjja e saktë është c-ja. Ushqimet dhe pijet që kanë ëmbëlsues artificialë janë të vështira për t’u tretur nga trupi. Çamçakëzat pa sheqer dhe karamelet e prodhuara me zëvendësues me përmbajtje alkooli (si sorbitol, manitol dhe ksilitol), gjithashtu shkaktojnë gargullitje të stomakut.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.