6 këshilla grimi për brunet 1. Konturoni 3. Nxirrni në pah 5. Vizatoni formën e fytyrës vështrimin vetullat suaj

Intervista - - KUZHINE -

Pse duhet bërë kjo? Brunet kanë shpesh një lëkurë mat dhe me pak shkëlqim. Konturimi i jep dritë lëkurës dhe bën të mundur theksimin e disa pjesëve të saj. Ju mund ta bëni këtë me krem-pudër të lëngshëm, por duhen evituar pudrat, sepse ato e thajnë lëkurën dhe konturi nuk realizohet.

Vija e lapsit të syve nuk është e domosdoshme në grim, por duket bukur te brunet, lejon të theksohet dhe të zmadhohet shikimi. “Sa herë që grimoj brunet, nuk e lë pa e bërë”, thotë specialisti. Për të pasur sy prej drenushe, ju mund të aplikoni një laps blu saks ose të zi. E njëjta gjë vlen edhe për rimelin, qëndrojmë te ngjyrat e ngrohta.

Brunet i kanë vetullat e errëta dhe sytë shpesh në formë bajameje, ose të vegjël. Për të zmadhuar vështrimin dhe strukturuar fytyrën, është e rëndësishme të vizatohet mirë kjo pjesë e fytyrës, me ndihmën e një lapsi vetullash. “Ju duhet të zgjidhni ngjyrat që u afrohen atyre të flokëve. Që grimi i tyre të qëndrojë gjithë ditën, aplikoni një xhel vetullash transparent.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.