Të qeshim me... fëmijët!

Intervista - - SPECIALE -

Keni patur një ditë të vështirë? Kur ka qenë hera e fundit që e keni vënë buzën në gaz? Do të donit të dëgjonit diçka për të qeshur? Këta vogëlushë ju vijnë në ndihmë me grimca humori që vetëm indiferentë nuk do t’ju lënë. Dhe këta fëmijë, kanë një këshillë për ju: qeshni sepse është terapia më e mirë, qeshni sepse ju bën më të bukur dhe qeshni, sepse është ngjitëse…

Zarina/Nati Luiza Tusha/Erik

Ndërsa mësonte të lexonte kur ishte në ciklin parashkollor, në një libër ishte shkruar emri Bona dhe Eriku e gërmëzoi. Kur i thashë të bashkonte shkronjat, tha: “Alma” (emri i vajzës që i pëlqente në kopësht).

Një herë tjetër, në ditëlindjen e babi Adit, dolëm ne të tre për drekë dhe në lokal i thamë që babi kishte ditëlindjen, ndaj duhet t’i këndonim këngën. Ai tha: “Jo, s’është ditëlindja sot”. “Pse jo?”, i thashë unë. “Sepse nuk ka ardh kdhouni (siç i thoshte ai) akoma e s’ka ditëlindje pa kdhoun” .

Por bëmat e Erikut nuk mbarojnë me kaq… Një ditë i them: “Hajde ha drekë, Erik, se do dalim pastaj” dhe përgjigjja ishte: “Po ça gabimi kam bërë që duhet të ha drekë?”. Ndërsa një tjetër situatë për të qeshur, ka qenë në fshat, kur pa kushëririn e mamit që po lëshonte lopën, delet e dhinë për t’i kullotur dhe tha: “O ma, a të shkoj me dajën se po nxjerr xhiro kafshët e tij?”.

Vajza ime, sapo ka filluar t’i kuptojë gjërat dhe kjo është aventurë më vete. Për Krishtlindje, shikonte qytetin e zbukuruar me drita dhe më thoshte “mamaaaa, ditaaaa” . “Po zemër, janë dritat e Nataleve (Krishtlindjeve). “Taleve mama”? “Po amore”, i thoja dhe gjithë rrugës vazhdonte: “Mamaa, ditaa për Tale” (dritat për Natale). “Po, Nati”, i thoja. Pasi erdhëm në shtëpi, i thashë: “Nati, ik te dhoma e gjumit e ndize dritën”. “Mamaaa për Taleee”? “Po amore”, thashë “për Tale”. Sipas saj, edhe dritat e shtëpisë duhen ndezur vetëm për Krishtlindje ose “Tale”, siç thotë ajo.

Blerina Bombaj/Dini

Unë dhe Dini në dialog: Dini: “Ma, për Krishtlindje dua të shkoj në Francë!”

Unë: “Franca është shumë larg”.

Dini: “S’ka gjë, marrim aeroplan që ikën shpejt”.

Unë: “S’kam lekë për aeroplan Din, kushton shtrenjtë”.

Dini: “Po pse moj, ne nuk do ta blejmë aeroplanin! Ç’e dua unë gjithë atë lodër?!”

Djali im është aq i dhënë pas makinave dhe hekurave, sa i pëlqen të flejë me trapan dhe “kur të rritem, thotë, do bëhem inxhinier hekurash”. Gjyshet i thonë “Do bëhesh doktor”, por atij i pëlqejnë hekurat. Shqetësohem për të ardhmen e këtij djali! (Buzëqesh) Një moment që ai e ka me shumë qejf është edhe kur vëmë lavatriçen në punë. Ai rri aty me orë nëse e lë, se i pëlqen “kur rrotullohen gjërat”. Aq shumë i pëlqen sa një ditë donte të futej brenda që të rrotullohej vetë si “lapatiçja”. Dhe unë, nuk mund të mos i bëja foto me kokën në “lapatiçe”. (Buzëqesh)

Një natë, vajza u zgjua natën nga bubullimat dhe erdhi të flinte në dhomën tonë. I ati, për t’i larguar frikën, i tha se nuk duhet të kishte frikë, pasi në dhomën e saj ishte Zoti që e mbronte. Ajo, pasi u mendua për pak çaste, ia ktheu: “Jo, unë kam frikë. Shko fli ti me Zotin, unë dua të fle me mamin”.

Një ditë po ecnim rrugës dhe pa një fëmijë të vogël me ngjyrë. “Mamaaa, bebiii pis (është bërë pis domethënë), schiffo (e shpifur)”. “Jo Nati, ka ngjyrën ashtu, nuk është bërë pis”. “No no, mamaaa bebi pis, bebi la” (duhet larë, domethënë). Mirë që fliste gjysëm shqip e gjysëm italisht që të mos kuptohej, se do të më fuste në ngatërresë edhe me mamin e fëmijës. (Buzëqesh)

Dita Hoxha/Arti

rin përpara shtëpisë dhe pasi kishte kaluar kohë jashtë duke luajtur, erdhi me vrap brenda duke thënë se ishte rrëzuar biçikleta. “Pse u rrëzua biçikleta?” e pyeta. “Se ishte shumë e lodhur”, ma ktheu.

Loreta Duklaska/Mateo

Artit i pëlqejnë shumë karotat dhe një ditë, kur u ktye nga kopshti, më tha se karotat të bënin mirë për sytë. “Nga e di ti Arti që karotat të bëjnë mirë për sytë?”, e pyeta. “Sepse edhe lepurit i pëlqejnë karotat dhe lepuri nuk mban syze”, ishte përgjigjja. Një ditë po luante me biçikletë në obor- Fëmija: - Me prindërit e mi. Polici: - Ku jetojnë prindërit e tu? Fëmija: - Me mua. Polici: - Ku jetoni ju si familje? Fëmija: - Jetojmë bashkë. Polici: - Ku është shtëpia juaj? Fëmija: - Ngjitur me shtëpinë e komshiut tonë. Polici: - Ku është shtëpia e komshiut tuaj? Fëmija: - Nëse ta them, nuk do të më besosh... Polici: - Ma thuaj! Fëmija: - Ngjitur me shtëpinë time!

Ela Spaho/Ebri

dur. Fillova t’i tregoja (me rezerva, kuptohet) dhe po i tregoja ndjesitë e mia kur e mora në krahë. Ajo ma ktheu: “Dhe si më mbajte në dorë ti mua, si çorape të pisët?!”. ( Buzëqesh) Ndonjëherë, kur ndodh të grindet me vëllain e saj, Bora më thotë: “Ke bërë fëmijë apo ke bërë ujk? U gëzove dhe aq shumë kur e bëre, pale!”.

*** Mësuesja: - Kush është Presidenti i Irakut? Nxënësi: - Nuk e di, mësuese. Mësuesja: - Duhet të fokusohesh më shumë te mësimet. Nxënësi: - Mësuese, mund t’ju bëj një pyetje? Mësuesja: - Patjetër. Nxënësi: - E njihni Anxhelën? Mësuesja: - Jo, pse? Nxënësi: - Ju duhet të fokusoheni më shumë te bashkëshorti juaj, mësuese.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.