Po, e dua armën që tha Berisha!

Intervista - - HISTORI NGA JETA -

Të nderuar botues! Marr shkas për t’ju shkruar nisur nga fjala që ish-kryeministri Berisha mbajti në Parlament e tha se populli duhet të armatoset që të mbrohet. Jam dakord me të dhe ju lutem mos më paragjykoni pa e lexuar deri në fund dhimbjen time. Nuk kam votuar qysh prej vitit një mijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e shtatë dhe s’më intereson politika, s’më intereson kush e tha, por më intereson ajo çka tha.

Jam nga veriu i Shqipërisë dhe sot jam shtatëdhjetë e tetë vjeç. Zoti më dhuroi shtatë fëmijë si drita, pesë vajza e dy djem. Kam qenë me biografi të keqe dhe gjithë jetën time nuk më la partia të ngrija kokën. Kam jetuar në fshat me rrogë kooperative dhe fëmijët e mi kanë vuajtur edhe për copën e bukës ndërsa rriteshin. Por fatmirësisht u bënë fëmijë të mbarë, nuk më kanë sjellë kurrë as shqetësimin më të vogël. Me ndry- (Vijon nga numri i kaluar)

Prindërit e tij më mbanin shumë mirë. Nëna e tij mërzitej shumë, por mundohej ...

ta mbante veten e të mos më mërziste edhe mua. Gjatë këtij muaji, ai na merrte gati çdo natë. Po mundohej të lidhej me ndonjë avokat që ta ndihmonte për të më marrë mua atje.

- Po nuk ka nevojë, më duket se këta të ambasadës ta japin kollaj bashkimin familjar. – i thashë.

- Po nuk na e dhanë pastaj, si do të bëjmë? Nuk e lë në dorë të shqiptarëve. Të dua sa më shpejt këtu.

Këto ishin fjalët e muajit të parë. Muajin e dytë ai filloi punë dhe telefononte më rrallë. Edhe koha nuk i korrespondonte, për shkak të ndryshimit të madh të orës. Nejse, ishte muaji i dytë dhe malli ishte shtuar, por sikur u mësuam pa të edhe unë, edhe e ëma. Pastaj muaji i tretë dhe i katërt ishte totalisht ndryshe nga muaji i dytë e sidomos, nga i pari.

- Lodhem shumë në punë. – thoshte, kur dilte të fliste me ne.

- Po për letrat ç’po bën? E ke takuar më avokatin?

- Më kishte lënë takim këtë të enjte, por nuk shkova. - Pse?! - u habita. - Si pse? Isha në punë. Ku të japin leje këta për gjëra të vogla.

- Gjëra të vogla? Pse, gjë shimin e sistemit do të kisha dëshirë që ndonjëri nga fëmijët të shkonte në shkollë, por të gjithë u dhanë pas punës me qëllim që të ndërtonin shtëpinë e të bënin katandi. Nuk kishin faj fëmijët e mi, janë rritur në pikë të hallit. Dy vajzat e para i kam martuar shumë shpejt sapo kanë mbaruar shkollën e mesme. Ranë në familje të mira, por edhe vetë janë shumë punëtore. Djali i madh u martua sapo mbushi të njëzet e pesat me një vajzë të mrekullueshme. Tri dasmat e para i kam bërë sapo hyri demokracia dhe nga qejfi që mund të ftonim të gjithë kushërinjtë dhe ata mund të na vinin pa frikë, kam bërë dasma të mëdha.

Na kish hyrë tmerri pesëdhjetë vite, nuk na ftonte njeri e nuk ftonim njeri. Mer- reni me mend, kur vdiq babai im në vitin një mijë e nëntëqind e shtatëdhjetë e pesë, kemi qenë në varrim vetëm ne të pesë fëmijët e tij me gratë e fëmijët tanë dhe njëra nga hallat tona, së cilës ia kishin pushkatuar të shoqin. Në fakt, për mua s’kishte qenë asgjë vuajtja nga izolimi, në krahasim me hallin që kam sot.

Pasi u martua djali i madh, duhej shtuar shtëpia. Pastaj edhe ajo që kishim ishte ku thërret qameti. Kështu, të dy djemtë e mi vendosën të iknin sërish në Greqi. I madhi kishte shkuar dhe dy herë të tjera dhe me paratë që kishte fituar atje u bë dasma e të vajzës së dytë dhe dasma e tij. Por duhej bërë edhe shtëpia e të dy djemtë e mi morën rrugën e kurbetit.

Ata punuan bashkë në Greqi si gjithë djemtë e shqiptarëve dhe kur erdhën në shtëpi pas gjashtë muajsh, ne vendosëm të hapnim themele të reja nga fillimi. Djemtë në Greqi kishin mësuar të punonin në ndërtim, kështu që nuk na duhej të paguanim ustallarë.

Të dy djemtë e hapën vetë themelin e shtëpisë dhe filluan punën. Ashtu siç rritej e ngrihej muri i shtëpisë, ashtu rritej edhe zemra ime tek shihja djemtë që ishin bërë ustallarë dhe vajza e nusja që bënin punën e hamallit për të ndihmuar djemtë. Pas gjashtë muajsh shtëpia mbaroi, por jo e gjitha, se donte para të madhe. Vëllai i kunatës më dha ca para borxh që ta mbaronim katin e parë të shtëpisë dhe të hynim në shtëpi të re. Kështu, për herë të parë në jetën time në moshën gjashtëdhjetë e një vjeçare, unë kisha një shtëpi të re, me dritare e dyer të reja, me mure të suvatuara brenda e jashtë, me oxhak ku flaka bubulonte çdo natë.

Por Zoti s’më la rehat. Ndërsa djemtë, vajza dhe nusja punonin, nusja e djalit filloi të dobësohej. Në fillim menduam se e kishte nga lodhja, por kur po vazhdonte ashtu, e çuam në spital. Na thanë që njëra veshkë nuk i funksiononte e duhej operuar. E doja si vajzën time, kështu që menjëherë dola te miqtë e mi për të kërkuar para borxh që të bënim operacionin. Për dy muaj i mblodha paratë, por kur mjekët po bëheshin gati ta operonin, morëm vesh që ishte shtatzënë. O Zot, nuk dija në duhej të gëzohesha për këtë fëmijë apo të hidhërohesha që duhej të abortonte nusja. Por Zoti e kishte sjellë për të qenë jetëgjatë. Mjekët thanë që nëse do të rrinte regjim absolut shtrati dhe me një dietë të përcaktuar, shtatzania do shkonte mirë dhe, as nusja, as fëmija s’do të kishin probleme. I shpërndava paratë që kisha mbledhur për operacionin me frikën se mos i shpenzoja për gjëra të tjera. Edhe një herë djemtë vendosën të iknin më këmbë, në diell apo shi, maleve e kodrave të Greqisë që të fitonin paratë për operacionin e nuses.

Më besoni, gjashtë muaj që djemtë ishin në Greqi, asnjë natë nuk kam fjetur më shumë se tri orë, duke përgjuar se mos më sëmurej nusja. Djemtë erdhën para se nusja të lindte dhe kishin ... (Vijon numrin e ardhshem)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.