Bëra gjithçka që t’i ndaja, por ende nuk jemi bashkë

Intervista - - MËKATE -

(Vijon nga numri i kaluar)

Ç’t’ju them? Kisha kërkesa sa të duash, por mendja ...

më rrinte në Shqipëri, tek ai. Seç më tërhiqte diçka e më thoshte se ai më donte akoma. Sa u ktheva, i kërkova ta takoja. Ai ishte shumë i lumtur familjarisht. Kishte një djalë dhe gruan, e cila ishte e papunë. Këtu u mbështeta unë, te kjo pikë.

- Pse nuk futesh në një punë? - i thashë së shoqes. – Tani djalin mund ta çosh në çerdhe dhe vetë do të jesh më e lirë.

- Po nuk dua të jem larg shtëpisë...

- Po ja se mos gjejmë një punë këtu afër. Unë kam patur shumë shokë këtu para se të ikja dhe mund t’ju ndihmoj.

- Po ç’e do punën? - i tha ai së shoqes. – Ty nuk të mungon asgjë. Po shkove në punë do të lodhesh e nuk do të rrish dot në këmbë.

- Pse, çfarë të tjerat më shumë se unë? - tha ajo.

E pashë se konflikti i tyre filloi që këtu dhe u kënaqa. I gjeta një punë nëpërmjet një shoqes sime. Në fillim ajo nuk ia thoshte fare dhe shoqja ime më thoshte se mund ta hiqnin nga puna. Iu luta të bënte çmos që ajo të rrinte në punë. Me shumë shoqëri, e mbajtën. Ky ishte dhe interesi im. Nga puna e sigurisht, edhe nga lodhja, filluan pakënaqësitë e saj.

- Jam shumë e mërzitur, - thoshte sa herë e takoja. – Mirë në punë se e kam të nevojshme që avash-avash të ngrihem profesionalisht e të bëj karrierë, po në shtëpi, ça leverdie kam të bëj të gjitha punët?!

- Nuk është e lehtë dihet! Të gjitha gratë kështu vuajnë. - Po ja ti, sa rehat je! - Eh ç’rehatzeza! Pse, e lumtur jam unë pa familje? Pa fëmijë?

- Po, është e vërtetë se fëmijët duhen, por…

E ndjeva se do të më thoshte diçka për burrin, por ia ndërpreva fjalën se nuk doja të dilja hapur se më pëlqente që ata të dy të mos shkonin mirë bashkë.

- Hajde tani flasim për diçka tjetër, më alegro.

Edhe pse ishte një kundërshtare, se burrin me të cilin ajo ishte e martuar unë e dashuroja marrëzisht, unë e mbaja afër. Nuk ka dalë kot ajo shprehja “Mikun mbaje afër, armikun më afër”. Me këtë afërsi unë doja t’i ndaja këta të dy. Më vinte keq për djalin, por fiksimi im ishte tepër i madh.

Dhe parashikimet e mia po dilnin. Megjithatë, ai e pranonte çdo gjë dhe që të mos kishte probleme vendosi të merrte një grua në shtëpi që ta ndihmonte të shoqen. Pra, edhe kështu nuk ia arrita t’i ndaja.

Dhe kështu, duke e ditur se po bëja një gabim të madh, vendosa të përdorja “letra të tjera”. Në punë ajo kishte një koleg. Është një gabim i madh, por ia gjeta fillin dhe meqë ai ishte beqar, iu vu ta bënte për vete. Shumë gabim, por fiksimet janë të pariparueshme! Dhe fiksimi im me çdo kusht duhej të përmbushej. Se si ra ajo grua aq shpejt në krahët e atij djali nuk e di, por nga kjo, të gjithë, edhe unë, edhe ju mund të kuptojmë se ajo ndihej keq shpirtërisht. Përfundimisht, ata u ndanë.

E bukura qëndron se dhe pse ata janë ndarë, ai nuk më sheh si një alternativë në jetën e tij, por ndoshta më vonë mund të përfundojë tek unë. Ku i dihet?! Koha do ta tregojë!

Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online që ditën e daljes në treg, vetëm për 89 cent në: http://www.pressreader.com/albania/intervista

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.