Pa zë e pa bujë!

Intervista - - POSTA -

Me qindra herë jam thyer si qelq, e prapë jam në botën e të gjallëve, njerëzit deshën krehërin e pasqyrën, e prapë mes dritash folën për errësirën. I rritur pa faj me shpresën pa skaj, shpall para të gjithëve robërinë, më kot fsheh dridhjen e buzës, i mahnitur nga ëndrra për lirinë. Njerëz që pinin gjak nga zemrat tona, dukeshim si sendet rreth e qark tokës, mbollën urrejtje e vetmi të ngordhur, shëtitje e gishtërinjve të lodhur. Pesë gishtat e dorës ranë në zi, barkushet e zemrës iu bënin shoqëri, u bënë të gjitha si gurët që pinë ujë, dhe qeshnin e qanin, pa zë e pa bujë. Isidor Koti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.