Si t’u shpëtojmë krimeve?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Përsëri krime në familje, vret djali babain për një femër, vret burri të shoqen... S’e kuptoj, kjo ndodh për arsye se ne nuk kemi shtet dhe bëjmë krime kur të duam, apo përfundimisht, ne nuk bëhemi si popull? Frika na rrethon gjithandej, s’e dimë nga po shkojmë më! Cila është zgjidhja, ikja, apo?... Dafina.

Erion Nurce: - Po, shumë e vërtetë, kjo ndodh se në Shqipëri ka 25 vite nuk ka më arsim, nxënësit shkojnë në shkollë për të shtyrë ditën, për të luajtur me telefon apo rrinë në Facebook në orën e mësimit, për të ofenduar mësuesit e ku di unë ç’të them tjetër. Shkolla 8 vjeçare dikur ka qenë e detyruar, mësuesit dikur na hiqnin veshin, ndërsa sot ndodh e kundërta, fëmija edukatën e merr në shkollë dhe në shtëpi. Kur shkolla mungon, edukatën e merr nga prindi, por teknologjia vërtet ecën përpara se shumica e prindërve mbajnë telefonin ndër duar dhe nuk ua ndjen aspak se ç’bëjnë fëmijët. Domethënë, fëmijët ngelen me arsim 0, vitet ikin dhe është normale që fëmijët rriten dhe marrin rrugët e kohës. Para 25 vitesh ne kishim diktaturë që çdokush e urren, por shkolloheshin të gjithë pa përjashtim. Në atë kohë, edhe papunësia ishte 0 dhe gjithë njerëzit ktheheshin të rraskapitur dhe s’kishin kohë kretëtirë. Do kishin vdekje të ngadaltë, atë duan këta njerëz që për mua siç thashë janë kriminelë. X-personi.

- Përse ISIS-i sulmon vetëm vendet ku ka më shumë myslimanë, ndërkohë që thonë se luftojnë në emër të Zotit e të islamizmit? Sonila.

- Kur Zoti shikon një njeri që qan, thotë “ti që e bërë këtë njeri të qajë, duhet të dish që lotët e tij do kërkojnë nga Unë ndihmë dhe Unë do jem aty dhe do t’ua jap”, pra, të gjithë ata që flasin në emër të tij keni parë që ikën për lesh? Sepse askush nga ne s’ka të drejtë të flasë në emër të Zotit e jo më t’ua heqë jetët njerëzve. Unë mendoj se djalli ka hyrë në shpirtrat e tyre dhe ndodhin këto që ndodhin. Ele.

- Cilat janë tre gjërat që e prishin më shumë një njeri? Bashkimi.

- Besoj se është paraja ajo që e prish njeriun më shumë. Habitem me ata që kanë para, sepse s’janë kurrë të lumtur. Në vendin e dytë është mosmirënjohja. Në vendin e tretë do vë bukurinë e jashtme të njeriut; duke qenë e bukur apo i bukur humbet të gjithë bukurinë e jetës dhe prishesh në shpirtin tënd, sepse sot të duan, por kur s’je njeri, s’të do askush, sado i bukur të jesh. Ledjona.

- A u besoni lidhjeve nëpërmjet gazetës apo internetit? Xhelozja e Nardit

- Po ju besoj, ndonjëherë dalin më të mira sesa njohjet vetë. S’ka asgjë të keqe këtu. Mashtruesit dalin në çdo lloj mënyre njohjeje. Kjo është thjesht një mënyrë, ka raste që dalin të frutshme, ka raste që dalin të qelbura, por kjo gjë ndodh edhe në realitet në njohjet e përditshme. Është si puna e telebingos, o të bie, o nuk të bie. Xeni.

- Sigurisht që ju besoj, një ndër shoqet e mia më të mira kështu është njohur dhe jeton në Amerikë e ka një çun shumë të bukur. Sigurisht që ka dhe mashtrues, për budallallëqe, në atë kohë ku ata numëroheshin me gisht, ndërsa sot ndodh e kundërta. Mjaftojnë këto pak gjëra që përmenda dhe e kuptojmë qartë që zanafilla e vrasjeve fillon po nga këto. Fatkeqësisht, këto që përmënda janë të paevitueshme ndaj edhe vrasjet do të vazhdojnë përditë, duke ngushëlluar të vrarit, jeta vazhdon derisa të vijë edhe radha për secilin, kështu që fajin e kemi të gjithë; i pari shteti që nuk zbaton ligjet, i dyti populli që voton shtetin, kështu që tjetër s’kam ç’të them. Ta jetojmë jetën ashtu si vjen.

Bleri Elbasan: - Ne nuk bëhemi si popull. S’ka faj shteti se vret ti baben, nënën, motrën apo nusen se s’do t’i kontrollojë shteti të gjitha konfliktet që mund të ndodhin në një familje.

Flori Myrteli: - Pse moj poete, shteti ta ka fajin ty që vret, tradhton, vjedh, vë dinamite, apo prostituon?!

Djali Eibi Lënduar: - Dafinë, ne jemi popull leshi, gjithmonë e kërkojmë fajin por ka dhe njerëz të mirë që përdorin këtë metodë sepse janë në emigrim dhe s’kanë kontakte me femrat shqiptare. Nuk ka asgjë të keqe këtu. Hana.

- A ekziston sot dashuria e njerëzve pa interes për shokun, mikun, vëllain, nënën etj. Mendoj se jo. Ju, çfarë mendimi keni?

- Ka të gjitha llojet e natyrave, edhe ekziston, edhe nuk ekziston. Për nënën një herë nuk ka asnjë lloj interesi. Ke parë ti që edhe kur e ka nënën shumë të keqe fëmija e do pa asnjë lloj interesi? Ndërsa për pjesën tjetër ka dhe raste që futet në mes interesi ose cmira. Nevila.

- Jo nuk ekziston, ja vëllai im do të më martojë me një burrë dhe pse nuk e dua, dhe pse do të thoni ju, sepse ai është biznesmen. Pra, a nuk është ky një lloj interesi, sepse nga martesa ime përfiton edhe ai?! Çudia më e madhe është se edhe mami është dakord. Pra, nuk ekziston më dashuria, fatkeqësisht, pa interes. Visarta.

- Burrat e cilës krahine shqiptare i trajtojnë më mirë gratë? Nevi.

- Nuk varet nga krahina them unë, por nga familja që e ka rritur atë burrë dhe nga gruaja që i bie në krah. Sonila.

- Burrat e veriut mund të duken më të ashpër në pamje, por i trajtojnë më mirë gratë në çdo aspekt. Janë burra të përgjegjshëm dhe e mbrojnë shumë femrën e tyre, por edhe e respektojnë shumë. E trajtojnë më mirë. Bora.

- Si ju duket reagimi i parlamentarëve tonë? Uh se harrova, po fjalori i kryeministrit? E lodhura.

- Aman mi e lodhura, sa emër të çuditshëm që paske! Epo, normale të ndihesh e tillë sepse jeton në një vend të tillë që qeveriset nga pisa të tillë. Si të na duket? Si buka me djathë që hamë çdo ditë, nuk na bën përshtypje ma. Merita. te të tjerët, si puna jote tani që ia hedh fajin shtetit. Fajin e kemi ne për çdo gjë dhe duhet të bëhemi të ndërgjegjshëm, të respektojmë ligjet dhe të drejtat e gjithësecilit.

Kamila Kamila: - Problemi është se nuk bëhemi ne si popull. Jetojmë në një Shqipëri të egër maskiliste, ku edukata është në degradim total...

Dritan Kumanaku: - Zgjidhja është të shuhet kurvllëku e korrupsioni, që të mos ketë vrasje, gjë që për fat të keq nuk bëhet, kështu që edhe vrasjet vazhdojnë.

Elle: - Përsëri përsëri, mos e thuaj këtë se gjithmonë vështirësia i ka bërë njerëzit të bëjnë krime si mes komshiut, edhe nëpër familje. Gjithmonë kemi patur, por nuk kishim nga t’i merrnim vesh, ndërsa tani, me gjitha këto kanale televizive, lajmi është bërë i hapur dhe na duket sikur vetëm tani ndodhin. Pastaj, e vetmja arsye që mund të them për këta njerëz është kjo: nuk kanë patur kurrë mend në kokë.

- Ata janë një tufë derrash asgjë më tepër, të shtoj më tepër s’ka kuptim. Nevila.

- Një pyetje qesharake kam: A bëni thashetheme dhe për çfarë, konkretisht? Grifsha.

- Bëjmë për burrat, zakonisht, haha, ashtu si bëjnë burrat për ne femrat. Lozonjarja.

- Për politikën, për futbollin dhe në fund, si të fitojmë lekë. Zamiri.

- Jam mes dy dashurive, çfarë nuk gjej te njëri e gjej te tjetri dhe nuk po di kë të zgjedh për t’u fejuar. Njëri është në Shqipëri e tjetri në Kosovë. Ju, si do të vepronit? Eldrina.

- Pse nuk thua që qenke me fat, unë s’po kap dot një. Unë them të zgjedhësh të dytin që ke njohur dhe ke ra në dashuri me të, do të thotë që është më e fortë, përderisa nuk jeni mjaftuar me të parin. Bora.

- Zgjidh atë person që është më i pjekur dhe përgjegjës ndaj teje, mos u bazo tek ndjenjat se për kë ndjen më shumë. Më vonë do ta kuptosh sa e rëndësishme është të kesh në krah një person të pjekur dhe përgjegjës ndaj teje. Merita.

- A jeni pro apo kundër mbajtjes së armëve për vetëmbrojtje në Shqipëri? Anisa.

- Për Zotin, me kohët që kanë ardhur jam pro, vetëm se kam frikë se do të kthehemi si Sirija e dytë se ne, pa u menduar gjatë, edhe në grindjet më të vogla nxjerrim armët për t’u ndeshur. Jemi popull i ashpër. Nikolini.

- I dashuri im është i martuar dhe gruaja e tij e ka marrë vesh për lidhjen tonë. Të ndahem prej tij? Ani.

- Je kokrra e kurvës, ja çfarë po të them. Një ditë do të martohesh dhe vetë dhe do ta kuptosh se ç’do të thotë të të hyjnë në mes të çiftit. Nevi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.