PYETJE QË ENDE PRESIN PËRGJIGJE...

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Si mendoni, a duhet të ankohemi që shoferët, ndërkohë që ngasin autobusin, flasin në celular? Si të veprojmë kur shohim të tillë? Lui.

- E folura në celular jo vetëm për shoferët e autobusëve, por për të gjithë ata që janë në timon është e ndaluar rreptësisht dhe patjetër që do të ankohesha për këtë gjest. Sidomos kur tjetri quhet profesionist e ka mbi kurrizin e tij jetët e njerëzve, në asnjë mënyrë s’duhet të thyejë rregullat e qarkullimit rrugor. Nisa.

- Thuhet se ka shumë shoqata në mbrojtje të femrave të dhunuara. Ku janë, apo janë thjesht për emër dhe për të pasuruar xhepat e tyre? Ju, si mendoni?

- Besoj që kemi të njëjtin mendim, ashtu them dhe unë që “shoqatat” në përgjithësi nuk krijohen për të mirën që na servirin, por për të mbuluar anë të tjera të psita dhe për t’u bërë të pasur. Mos t’ju gënjehet mendja se do t’ju ndihmojnë, qëllimi kryesor është vetëm të të përdorin. Ervini.

- A jeni dakord me futjen e besimit fetar nëpër shkolla? Po ose jo, dhe pse? Arturi.

- Në momentin që kombi ynë nuk ka vetëm një fe, por shumë besoj që nuk duhet të futet nëpër shkolla. Po të futej do duheshin shumë mësues për të gjitha fetë që kemi, dhe ata nga xhepat tanë paguhen që na mbajnë taksa shteti. Pra, fëmijës jepi besimin tënd që ke në shtëpi se në shkolla s’do kemi mundësi të paguajmë më shumë taksa. Beskida.

- Mendoj se do të lindte ndarja pastaj mes njerëzve me njëri- tjetrin, sepse ne kemi harmoni në përgjithësi. Nuk më duket ide e mirë. Bashkimi.

- Shoh shpesh që flitet për inçestet në familje: babai me vajzën, nëna me djalin, më duket e tmerrshme. Mendoj se në thelb nuk kanë lidhje gjaku, do jenë fëmijë të jashtëligjshëm. Ju, si e shikoni këtë gjë?

- Problem është që mund të jetë edhe ajo e gjakut, por që kur kemi hyrë në demokraci sytë e mi po shikojnë gjëra që s’do mendoja kurrë se do t’i shihja. Sido të jetë puna, kur një prind kryen gjeste të tilla, për mua nuk është prind, por përbindësh, vetëm një përbindësh mund të shkojë me fëmijën e tij. Genti.

- Më thoni pak, a ka ndryshuar mentaliteti ynë në gjithë këto vite demokraci, apo jemi kthyer mbrapsht në kohë? Ermira.

- Mentaliteti ynë sigurisht që ka ndryshuar dhe mendoj që kemi vajtur aty ku nuk mban ujë më pilafi, siç thonë edhe të moshuarit. Jetoj jashtë dhe kur vijmë me familjen në Shqipëri, nuk mund të lëvizim nëpër rrugë sepse shoferët s’kanë pikë respekti për kalimtarët. Besoj se s’do të bëhemi kurrë njerëz me rregulla e disiplinë. Besniku.

- Një gjë nuk e kuptoj, çfarë fshihet pas kësaj proteste te liqeni, se tani jam bërë lëmsh? Ne shkojmë të mbrojmë atë copë park të vogël që kemi, por më duket se ne jemi thjesht mish për kasap, se të tjera interesa ka aty...

- Nuk është nevoja të mendohemi edhe aq shumë, shiko vetëm premtimet që dha shteti dhe bëri çdo gjë të kundërt ndaj popullit. Pra, ne jemi një turmë delesh që na sjellin sa andej- këtej dhe të gjitha ndodhin vetëm për interes. Vetëm po vajtëm të gjithë dhe të ngulemi aty ku do bëhet parku i lojërave, mbase do fitojmë dhe ai të mos bëhet. Studentja.

- Si mendoni ju, media vizive na mirinformon apo na çorienton më shumë me mashtrime? Arturi.

- Nganjëherë duhet të mbyllim sytë dhe veshët me ato që jep televizori. Kemi aq shumë halle familjare saqë nuk do të më interesonin fare gjepurat që thonë në emisione. Vetëm ata që nuk merren me familjen kanë kohë të shumtë dhe shikojnë emisione të tilla. Të gjitha ato që ndodhin në ekran janë vetëm për të mbuluar të vërtetën. Në ditët e sotshe, s’kemi lajm të vërtetë, por gjepura. Bashkimi.

- Më mirë i suksesshëm apo i vlefshëm në këtë jetë? Denisi.

- Një njeri që shikon vetëm të ketë suksese në jetë, ku do mund të jetë i vlefshëm për të tjerët? Duke parë që që s’do të jetë kurrë i vlefshëm, si përfundim mund të themi që vetëm ata që janë të vlefshëm duhen në këtë botë. Merr si shembull prezantimin e deputetëve, ka patur sukses kudo thonë, por të vlefshëm nuk janë asnjë nga deputetët tanë. Aveniri.

- Kam një pyetje, a bëhesh apo lind terrorist? S’i kuptoj këta lloj njerëzish... Aroni.

- Mbyll sytë dhe mendo veten tënde si terrorist, si do reagosh? Besoj se një njeri lind terrosrist dhe koha e ka treguar, sepse një njeri që ka lindur normal me mend në kokë, s’do vriste kurrë. Vetëm ata që lindin dhe në thelb duan të bëjnë vetëm keq në jetë, sado t’u japësh mësim është e kotë, sepse lindën që të bëhen terroristë. Studentja.

- Cilit do t’i jepnit dënimin me të rëndë, kriminelit që vret apo një mashkulli që përdor femrat për prostitucion? Laura.

- Për mua, e dashura Laura, si krimineli, ashtu edhe personat që bëjnë trafik femrash, janë kriminelë, kështu që do t’u jepja të njëjtin dënim. Jo vetëm unë, por besoj të gjithë do t’i lidhnim dhe t’i linim të vdisnin avashavash për bukë, për ujë dhe në sh-

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.