Si ta dobësoj barkun?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Ju lutem, instruktor, a mund të na thoni disa ushtrime vetëm për barkun? Ju lutem të na i ilustroni me fotografi sepse unë stërvitem në shtëpi. Kam trup të rregullt, por me barkun kam probleme; nuk po arrij dot ta ul fryrjen e të heq dhjamin. Doja disa ushtrime që ta dobësoj barkun më shumë.

Mario, instruktor: - E kuptoj shumë shqetësimin tuaj, sepse shumë femra e kanë problem pjesën e barkut. Përveç celulitit, ky është problemi më i madh te ju dhe më i vështiri për të arritur formën që dëshironi, pra, të keni një bark të dobët, me muskuj të tonifikuar. Një pjesë e mirë e femrave shëndoshen më shpejt në bark sesa në pjesë të tjera të trupit. Unë do t’ju jap disa ushtrime që po i realizuat siç duhet në shtëpi për 5 ditë në javë rresht, do të shikoni rezultate fantastike. Kuptohet, pasi të keni bërë të pakten 30 minuta kardio, vrap, biçikletë ose edhe thjesht ecje jashtë në natyrë. Më pas kushtojuni 20 minuta vetëm ushtrimeve për barkun. Pra, pasi të keni bërë 30 minutëshin kardio, vazhdoni me ushtrimet e barkut të cilat janë:

- Ushtrimi i parë: Qëndroni në pozicionin shtrirë në dysheme me kurriz, si në figurën 1. Siç jeni në atë pozicion, ngrini njërën këmbë dhe bashkojeni me dorën e kundërt, pra: këmbë e djathtë, dorë e majtë. E njëjta gjë vlen edhe për këmbën tjetër. Bëjeni këtë ushtrim 5 herë nga 8 lëvizje për secilën këmbë. Në këtë ushtrim, kontraktohen shumë muskujt e barkut.

- Ushtrimi i dytë. Siç e shikoni në figurë, duhet të qëndroni në pozicionin si kur jeni duke bërë pompa, por me ndryshimin e vetëm që duhet të rrini në bërryla, me shpinën drejt, jo të harkuar. Qëndroni kështu për 60 sekonda. Bëjeni dy herë sidomos në dashuri dhe në miqësi. Fustani i bardhë plotëson kuadrin e lumturisë suaj. Mashkulli i panjohur është dëshira juaj për të patur fat në dashuri dhe nga ëndrra duket që do t’ju realizohet. Fustani i bardhë tregon gjithashtu karakterin tuaj të pastër dhe gjendjen emocionale të momentit. këtë ushtrim. Ky ushtrim vë në lëvizje gjithë muskujt e trupit, por veçanërisht të barkut dhe forcon mesin. Ky ushtrim këshillohet gjithmonë e më shumë kohët e fundit dhe po bën mrekullira te të gjithë ata persona që duan bark të tonifikuar dhe pa dhjamë.

- Ushtrimi i tretë quhet pilates, por që ndikon njëkohësisht te barku, kofshët dhe te shpina. Shtrihuni në kurriz me gjunjët e përthyera në kënd 90 gradë. Ngrihuni me duart e shtrira përpara, por pa lëvizur këmbët dhe kontraktoni barkun sa të mundeni. Përsëriteni këtë ushtrim 5 sete me nga 8 lëvizje të tilla.

- Ushtrimi i katërt: Qëndroni po në pozi- cionin e mësipërm, por në këtë rast duhet t’i lëvizni këmbët sikur i jepni biçikletës dhe njëkohësisht, ngrini trupin përpara si në ushtrimin e mëparshëm, por me duart pas kokës. Bëjeni këtë ushtrim 3 herë nga 30 sekonda.

- Ushtrime për barkun ka shumë, por unë si fillim ju dhashë katër prej tyre dhe nëse ju arrini t’i bëni këto në mënyrë të saktë, do të shikoni rezultate pozitive që në javën e dytë të të ushtruarit. ëndërr tregon që në këto momente, motra juaj ka shumë nevojë që dikush të përkujdeset për të, që t’i rrinë afër. Ndoshta ka nevojë për ngrohtësinë dhe dashurinë tuaj, përderisa në ëndërr keni dalë ju. Në mënyrë të pandërgjegjshme, ajo ju bën thirrje që t’i qëndroni pranë, si motër që ju ka. Përgatiti faqen: Valbona Vukulaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.