Fëmija im ka lindur pa tiroide

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

eve që prodhon kjo gjëndër. Në të vërtetë, kjo sëmundje nuk është shumë e shpeshtë, por nuk mund të konsiderohet as shumë e rrallë. E vlerësoj kështu këtë element edhe për arsyen e vetme se shpesh jo vetëm prindërit, por edhe konsultoret harrojnë të bëjnë një vlerësim të funksionit të tiroides! Rëndësi ka të vlerësohet funksioni i tiroides që në momentin e lindjes së fëmijës ose brenda gjashtë mujorit të parë të lindjes. E kemi sqaruar disa herë, por nuk është e tepërt ta rithemi se gjëndra tiroide është një gjëndër shumë e rëndësishme endokrine, e cila fillon të funksionojë pas tre mujorit të parë të jetës së fëmijës në barkun e nënës dhe gjatë gjithë jetës së individit. Thuajse është e pamundur të kemi një zhvillim të mirë fizik dhe psikologjik nëse do të mungonte funksioni i kësaj gjëndre, si në rastin e fëmijës tuaj. Por kjo vlen edhe për raste të tjera kur mund të kenë gjën- drën tiroide, por niveli hormonal që ajo prodhon nuk është i plotë, aq sa organizmi ka nevojë.

- Pa u ndalur me shumë në detaje, ju informoj se dëmet më të mëdha mungesa e tiroides i shkakton në zhvillimin mendor. Fëmijët e lindur me këtë sëmundje nëse nuk diagnostikohen brenda gjashtë muajve të parë dhe maksimumi brenda vitit të parë, vuajnë gjithë jetën nivele të ndryshme të prapambetjes mendore. Kretinizmi është formë e rëndë e kësaj prapambetjeje e cila është totalisht e lidhur me mungesën e hormoneve të gjëndrës tiroide. Fëmijët që kanë mungesë të hormoneve të gjëndrës tiroide nuk zhvillohen në gjatësi, janë të shëndoshë, kanë lëkurë të thatë nëse defiçiti është i rëndë, ndonjëherë mund të marrin edhe ngjyrë të verdhë, nuk kanë zhvillim të mirë në riprodhim, vajzat vuajnë vonesën e ciklit, ndërsa djemtë nuk janë në gjendje të kenë spermato- zoidë në formë dhe shpejtësi normale. Duke u kthyer sërish te rasti juaj, mendoj se duhet të ndiheni me fat nga pikëpamja që sëmundjen e keni kapur shpejt dhe mjekimin e keni filluar në kohë. Përsa i përket pyetjes suaj, nëse do të ndërpritet ndonjëherë mjekimi, nuk mund t’ju jap një përgjigje 100 %. Sërish po shtjelloj një tjetër element të kësaj sëmundjeje, që ka të bëjë me faktin se në momentin që përcaktohet diagnoza, fillohet menjëherë mjekimi i cili fillimisht përllogaritet të jetë për një periudhë tre vjeçare dhe në moshën 3 vjeçare bëhet sërish testi i provës për të kuptuar përfundimisht nëse gjëndra tiroide është kthyer në gjëndër funksionale apo jo. Në rastin e fëmijës suaj, meqenëse ai vazhdon ta marrë mjekimin edhe në këtë moshë, do të thotë që defiçiti ka qenë total dhe i parikthyeshëm. Besoj se edhe mjekimi në rastin tuaj do të jetë i përhershëm gjatë gjithë jetës. Në Seksolog- Androlog: Dr. Evi Dani Tel 0682213329 Gastro-hepatologe: Dr. Albana Duni, Dr. Valdete Malaj, Poliklinika Qendrore Tirane Ortoped: Dr. Muharrem Ferhati Cel 0682232890 Reumatolog Dr. Fatos Hoxha, Poliklinika Qendrore Specialist HIV/AIDS/IST Dr Memo Boci Cel 069 22 97071 Psikopediatër: Selami Deraj, Poliklinika Qendrore Dr. psikiatër Valentina Qemalli (Asabella) Tel. 069 81 89990. Endokrinologe: Luftime Brukaj, Poliklinika Qendrore Infeksioniste Dr. Alma Hoxhaj PQ Tiranë Stomatologe, Anisa Nasto: Adresa: Stacioni i Trenit Rr. Karl Gega, Tiranë 0692392662. lidhje me pjesën e fundit të pyetjes nëse mund të bëjë dëm ky bar, ju garantoj se bari që jepet për këtë sëmundje nuk është gjë tjetër veçse hormoni që i mungon fëmijës tuaj. Duke qenë diçka natyrale, mundësia është thuajse zero që të krijojë probleme alergjike, helmuese etj. Pavarësisht se nuk paraqesin efekte të tilla të dëmshme, fëmija rregullisht 2-4 herë në vit duhet të bëjë një analizë që reflekton se sa i ngopur është organizmi me këtë bar. Analiza quhet TSH dhe nëse kjo është në vlerë normale, nuk ndryshohet doza e barit, por në rastet kur kjo paraqitet me vlera të larta ose më të ulëta, atëherë është kompetencë e një specialisti që të modifikojë dozën e barit. Ju siguroj se pavarësisht sëmundjes, fëmija juaj do të ketë një jetë të gjatë dhe me cilësi, nëse mjekohet rregullisht. Përgatiti faqen: Valbona VUKULAJ Bujar Pernaska, Dr. i Shkencave Mjekësore, Tirane. Dr. Petrit Stafa, otorino- laringolog, Poliklinika Qendrore Tiranë Albana Lufi, Dr. e Shkencave Mjekèsore – dermatologe, Klinika Dermatologjike dhe Estetike DermoVita, Rr. Hoxha Tahsim pall. 60.1 kati II, 200 m. mbi sheshin Avni Rustemi. Tel. 0694061001, 0664061001. Dr. Mehmet Rrodhe Patolog (Citolog), Poliklinika Qendrore Tirane, cel. 0682411250. Dr. Edlira Elezaj, Gastrohepatologe: nr. 2, 21 Dhjetori. Dr. Kozeta Mustafaraj, obstetriste-gjinekologe, Cel . 0682313410 - Poliklinika Qendrore Poliklinika e Specialiteteve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.