Në provimin e anglishtes

Intervista - - ARGËTIM -

Mësuesi: - Ma kthe në anglisht këtë fjali: “Macja bie në lumë dhe mbytet”.

Studenti: - Kjo është shumë e lehtë: “The cat pluf in the Erzen and glu-glu, no more mjau-mjau”.

Policët

- Pse kur u prishet makina, policët i qëllojnë me armë motorrit të saj?

- Që të mos vuajnë kuajt...

Te mjeku

Një burrë, që ka ca kohë që i është ulur volumi i zërit, shkon të këshillohet me një mikun e tij mjek. I bie ziles dhe derën ia hap gruaja e mjekut.

- A është Martini në shtëpi? - pyet i sëmuri me zë të ulët.

- Jo, - i përgjigjet edhe gruaja me pëshpërimë, - Hyr shpejt.

- Ku shkojnë fantazmat për pushime?

- Në Detin e Vdekur.

Avokati: - Sëmundja juaj myasthenia gravis, jua ka dëmtuar totalisht kujtesën? Dëshmitari: - Po. Avokati: - Në ç’mënyrë? Dëshmitari: - Po, ja… harroj gjithë çfarë ndodh.

Avokati: - Çfarë keni harruar së fundmi?

Një zonjë klas, shumë e bukur e shik, shkon te dyqani i fruta-perimeve bashkë me qenushin e saj Fufi. Ky i fundit sillet vërdallë dhe lëpin frutat një nga një, duke e sikletosur shumë shitësin. Duron sa duron, dhe pastaj ai i drejtohet gruas: Rregullat e lojës Sudoku përbëhet nga 81 kuti të vogla, të cilat ndahen në nëntë rreshta dhe në nëntë kolona. Në disa nga këto kuti janë shkruar numra. Pjesa tjetër e kutive duhet të plotësohet nga lojtari, duke shfrytëzuar numrat nga 1-9, pa përsëritur asnjërin nga numrat brenda kolonës apo rreshtit. Loja komplikohet nga fakti se kuadrati me 81 kuti të vogla ndahet në nëntë kuadrate të tjera, të cilat përbëhen nga nëntë kuti. Brenda secilës kuti duhet të jenë numrat nga 1-9, pa asnjë përsëritje. Shuma e shifrave të çdo kolone, si dhe të çdo rreshti, duhet të dalë 45. Kjo lojë kërkon logjikë dhe durim.

Pyetja Në gjyq Qenushi

- Zonjë, ju lutem, qeni juaj po lëpin frutat...

- Oh, çfarë bën kështu, Fufi?! Nuk e shikon se janë të palara?

Vjehrra ime...

Një ditë, vjehrra ime vendosi të zbulonte nëse dy dhëndrrat e saj e donin vërtet apo donin vetëm paratë e saj. Në fillim doli shëtitje me dhëndrrin e madh dhe, ndërsa bisedonin, ra në ujin e liqenit e po mbytej. Pa një pa dy, dhëndrri u hodh në ujë dhe e shpëtoi. Të nesërmen, ai gjeti para garazhit një benz fringo, me një shënim mbi të: “Faleminderit. Nga vjehrra jote që të do shumë”.

Pas ca ditësh, të njëjtën gjë e bëri me mua, por kur e pashë që po mbytej, unë nuk bëra gjë tjetër veçse i bërtita: “Mbytu gërdallë e keqe, mbytu. Kam vite që po e pres këtë moment!”.

Të nesërmen, gjeta para garazhit një Benz SLK, fringo, me një shënim mbi xham: “Faleminderit. Nga vjehrri yt, që të do shumë”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.