Karakteri, sipas muajit të lindjes

Intervista - - HOROSKOPI -

Marsi dhe Saturni në shenjë ju japin energji dhe dinamizëm, por me hope... Një ditë mund të jeni në formë të plotë, ndërsa të nesërmen të ndiheni si një breshkë. Kjo do të jetë situata deri në fund të majit. Përfitoni nga momentet energjike për të bërë maksimumin e mundshëm. Merrni edhe vitamina për ditët më të vështira. Në dashuri ndiheni afër partnerit/es. Përfitoni nga këto momente së bashku, para se të keni dëshirë të udhëtoni, ose të kaloni kohë me shoqërinë. Ju nuk e humbisni kurrë pavarësinë tuaj. Plutoni dhe Afërdita nuk janë shumë në harmoni këtë javë dhe ju rrezikoni të vini në pikëpyetje jetën tuaj dashurore. Nganjëherë ju i ndërlikoni gjërat, ndërkohë që nuk është e nevojshme. Përkundrazi, keni nevojë për mbështetjen e njëri-tjetrit. Nëse jeni beqarë, do të mbështeteni më shumë te miqtë dhe ndonjëri prej tyre mund t’ju prezantojë një person interesant. Mos ia vini vizën menjëherë, dëgjojeni një herë e jepini një shans; jo të gjitha dashuritë janë me shikim të parë. Ju keni dëshirë të bëni një pushim të shkurtër dhe organizoni një fundjavë jashtë qytetit në çift. Një shëtitje në Ju, me siguri, e njihni shenjën tuaj astrologjike dhe se si ndikon ajo në personalitetin tuaj, por a e dini se edhe muaji i lindjes tregon shumë gjëra për ju? Ai ndikon në sjelljen, mendimet dhe në ndjenjat tuaja, por edhe në qëndrimin tuaj ndaj jetës në përgjithësi. Këto vrojtime janë pasojë e studimeve të astrologëve që i bazojnë karakteristikat e njerëzve në përputhje me pozicionin dhe rreshtimin e planeteve gjatë muajit të lindjes. Shihni pra se ç’thotë muaji juaj i lindjes për karakterin tuaj: ( Vijon nga numri i kaluar)

Korriku

Njerëzit që lindin në korrik kanë shumë të përbashkëta me ata që kanë lindur në qershor, me përjashtim të faktit se janë më spontanë dhe të hedhur. Atyre u pëlqejnë aventurat dhe thjesht duan të zbaviten. Nga jashtë duken plot vetëbesim dhe me humor të mirë, por nga brenda kanë shumë sekrete të errëta dhe e fshehin mirë dhimbjen e tyre prej të tjerëve. Të lindurit në këtë muaj kanë edhe plot energji dhe për këtë, të tjerët duan t’i kenë pranë.

Gushti

Të lindurit në gusht janë liderë të lindur dhe nuk kanë frikë të mbështesin mendimin e tyre. Ata mund të jenë autoritarë dhe dogmatikë, por thellë-thellë kanë zemër të madhe. Mendojnë shumë dhe nëse nuk tregohen të kujdesshëm, mund të bien pre e mendimit shumë të ngurtë për jetën. Ata kanë sukses në profesione që kërkojnë mendim kritik dhe analitik, sepse e shohin jetën si një rrugë ku dikush duhet të bëjë hapa të vegjël dhe logjikë. Megjithatë, nuk dinë t’i shprehin mirë ndjenjat e tyre dhe nganjëherë është e vështirë të shohësh tek ata anën “njerëzore”.

Shtator

Të lindurit në shtator kanë pritshmëri të mëdha në jetë, për këtë edhe zhgënjehen lehtë. Kanë një tendencë të mbajnë mëri nëse ju ndodh të zgjoni zemërimin e tyre. Janë perfeksionistë, me ideale të mëdha. Gjithashtu, janë të ndjeshëm, krijues e të sjellshëm dhe përpiqen t’i ndihmojnë të tjerët me se të munden.

Tetori

Të lindurit në tetor kërkojnë qëndrueshmëri dhe ekuilibër në atë që bëjnë. Kanë qëndrim pozitiv për jetën. Nuk u pëlqejnë përballjet dhe u shmangen me sa të jetë e mundur. Janë komunikues dhe i duan miqtë e tyre deri në vdekje. Janë joshës dhe gojëtarë. Megjithëse u pëlqen të jenë gjithmonë mes njerëzish, janë tipa të pavarur.

Nëntori

Njerëzit që kanë lindur në nëntor janë misteriozë dhe shpesh i fshehin ndjenjat e tyre të vërteta nga të tjerët. Nuk u pëlqen të marrin mësime nga të tjerët për atë që duhet të bëjnë dhe ndjekin rrugën e tyre në jetë. Nuk kanë shumë fobi dhe e bëjnë diçka pa i menduar shumë pasojat. Nuk lënë asgjë që t’u bëhet pengesë në jetë dhe kanë një qasje të fortë dhe plot pasion për jetën.

Dhjetori

Të lindurit në dhjetor pëlqejnë aventurat dhe janë bujarë. Megjithatë, krenaria që kanë mund t’u bëhet pengesë në jetë dhe mund të hyjnë në sherr me të tjerët. Janë nervozë, nuk rrinë dot të qetë për shumë kohë në një vend dhe janë vazhdimisht në lëvizje. U pëlqejnë festat dhe ana e tyre zbavitëse ekuilibron atë serioze. pyll apo në mal do të ishte mrekulli; do t’jua ndryshonte rutinën. Mos bëni blerje të mëdha këtë javë, sepse do të pendoheni më vonë. Më mirë tregohuni të matur. Një shok/shoqe rishfaqet, falë Facebook-ut. Në dashuri jeni paksa të largët, janë ca gjëra të vogla që ju acarojnë dhe keni frikë t’i thoni se çfarë ju bezdis, sepse keni frikë se mos e lëndoni.

Neptuni ju bën pak konfuzë dhe ju bëni budallallëqe. Për shembull, i dërgoni një email personit të gabuar, ose harroni të dërgoni një email urgjent, etj. Verifikojini dy herë gjërat që bëni. Keni shumë mendime në kokë, duhet të bëni shumë gjëra njëherësh dhe nuk e keni të lehtë këtë javë. Ju do të flisni për paratë me partnerin/en, përgatisni shifrat, përndryshe biseda nuk do të ketë vlerë. Një koleg do t’ju ndihmojë në punë dhe do t’ia keni borxh për tjetër herë...

Peshqit, 20 shkurt- 20 mars

Bricjapi, 22 dhjetor- 19 janar

Ujori, 20 janar- 19 shkurt

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.