Andos sinAni: Rreziqet që hasa me klipin tim në Arizonë

Intervista - - AKTUALITET -

Sa herë që takohem me Andosin, më pëlqen mënyra se si ai flet me aq dashuri për muzikën. Nëse shumë artistë e shohin muzikën si mjet jetese, tek ai ndodh e kundërta; Andosi së pari realizon muzikë për të kënaqur veten dhe më pas, fansat e tij. Sa i përket stilit të muzikës, ai gjithmonë mundohet të jetë sa më afër prodhimeve evropiane, amerikane, etj. Me shumë pasion tregon se në këngët e tij i luan vetë të gjitha instrumentet muzikore përveç baterisë, pra, një përkushtim tejet i madh dhe tepër serioz në çdo material që ai realizon në studion e tij në Kosovë. Në intervistën e mëposhtme, Andosi ka zbuluar gjithçka rreth realizimit të videoklipit të ri të këngës “Dëgjo zemrën time që të don”, të rejat rreth albumit muzikor, por edhe preferencat e tij për femrën ideale...

Sava Lena: - Përshëndetje Andos dhe urime për këngën tënde më të re “Dëgjo zemrën time që të don”! Kishte ndonjë burim të veçantë frymëzimi kjo këngë?

Andos Sinani: - Nuk kishte ndonjë burim të veçantë, ishte thjesht një burim i zakonshëm, por i punuar me shumë kujdes dhe për këtë arsye më ka marrë mjaft kohë, derisa u sigurova që gjithçka ishte mirë si nga ana melodike, ashtu edhe sa i përket tekstit të këngës.

- Realizimi i videos në shkretëtirë, tregon gjë për shkretëtirë në shpirtin e vajzës?

- Jo, aspak! Në të vërtetë, ndodhesha për pushime në SHBA dhe aty më lindi ideja për videoklipin. Një nga dëshirat e mia në jetë ka qenë që të vizitoja shkretëtirat e Amerikës Veriore dhe në momentin që m’u dha mundësia të shkoja, mendova t’i bashkëngjisja edhe këto imazhe të mrekullueshme me melodinë time.

- Ndërsa shihja videon e kësaj kënge, isha gati të të thoja: “Kujdes more djalë se mos biesh!”. Si guxove të ngjiteshe në trungun e asaj peme të thatë?!

- Trungu i asaj peme më ra në sy menjëherë dhe mu duk diçka shumë interesante. Realisht, ke të drejtë, ishte shumë e rrezikshme, por nuk mund ta lija pa e bërë një xhirim aty, sado që kam rrezikuar... Tani ndihem vërtet mirë sa herë e shoh atë videoklip.

- Hase momente të tjera të vështira përgjatë xhirimit të videoklipit?

- Përveç kohës, pasi frynte shumë erë dhe binte shi ndonjëherë, vështirësi të tjera specifike nuk kam patur. Më ka mbetur vetëm një merak shumë i madh, që nuk pata me vete një dron që të xhiroja nga lart. Shpresoj që në ndonjë videoklip të ardhshëm të sjell diçka më interesante se këtë herë.

- Po momente të bukura?

- Besoj se vetë videoklipi shfaq dhe reflekton shumë momente të bukura.

- Si po ecën puna me studion tënde?

(Vijon në faqen 9)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.