Qytetari dixhital denoncon

Intervista - - AKTUALITET -

I nderuar zoti Berisha, dua të denoncoj një akt të rëndë ofendimi. Edi Rama po ofendon rëndë kushëririn tim. Ju duhet ta njihni, kushëriri im është Donald Trampi. Pra, ne si familje, pasi hapëm pemën gjenealogjike të familjes sonë, në degëzimin e 17-të të trungut, një katragjysh i tezes së mamit nga ana e kunatëss së babit të çunit të tezes, e kishte katragjyshin e Donald Trampit çunin e hallës së babit nga ana e baxhanakut të dajos së vet. Pra, unë dhe Trampi biem kushërinj (për ta vërtetuar këtë gjë, po ju dërgoj trungun me gjithë degë e rrënjë). Unë nuk mund të vazhdoj të duroj ofendimet familjare e gjithashtu, as familja ime, Përgatiti: Speci Djegës sepse ajo e ruan traditën familjare brez pas brezi. Deshëm një zgjidhje të çështjes. Na ndihmoni!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.