Tani, Çiljeta me një futbollist

Intervista - - FACEBOOK VIP -

Fjalët për ndarjen nga bashkëshorti vetëm sa i kanë hedhur edhe më shumë benzinë zjarrit për jetën private të Çiljetës. Këngëtarja seksi ka qenë së fundmi në qendër të thashethemeve për një histori dashurie të re në horizont. Emri që po lakohet së shumti është ai i portierit të Partizanit Alban Hoxha. Ky i fundit është parë shpesh në shoqërinë e këngëtares, madje vetë Çili postoi edhe në Instagram një foto me bluzën që i kishte dhuruar portieri. Fakti që Çiljeta ka qenë e pranishme në stadium për të ndjekur ndeshjen e Partizanit, për të cilin luan edhe Hoxha, ka bërë që të ngrihen dyshime se mes tyre mund të ketë diçka më shumë sesa miqësi. Këto dyshime janë përforcuar edhe më shumë nga komplimentet që portieri i ka bërë Çiljetës në foton ku kanë dalë bashkë, duke e quajtur këngëtaren: “yllin më të bukur”, ndërkohë që ajo e quan atë “portierin më të mirë në botë, të preferuarin e saj”. Pas ndarjes, Çiljeta kishte thënë që ndiente për dikë dhe afrimiteti i shfaqur papritur me futbollistin, të shtyn të mendosh se çfarë flitet, nuk është thjesht tymnaja e radhës. Të dy të bukur, të dy persona publikë, të dy të lirë (Çiljeta sapo është ndarë nga partneri, ndërsa bashkëshortja e Albanit është ndarë nga jeta gjatë lindjes së djalit të tyre), janë arsye të mjaftueshme për t’i parë bashkë çift.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.