Flori i dorëzohet kompromisit

Intervista - - FACEBOOK VIP -

Të qenit ndër producentët më të suksesshëm me pothuajse çdo këngë të kthyer në hit, e ka bërë Florian Mumajesin edhe të preferuarin për bashkëpunime mes kolegësh. Por nëse herët e tjera ai e ka mbajtur të fshehtë bashkëpunëtorin deri në momentin e publikimit të projektit, këtë herë e ka zbuluar atë me anë të një fotoje në Instagram. Shkurte Gashi është këngëtarja e njohur e këngës popullore kosovare me të cilën djali i hiteve do të sjellë shumë shpejt një produksion të ri muzikor. Por a do të jetë ky një bashkëpunim në radhën e atyre për kompromis, siç po bëjnë edhe plot këngëtarë të tjerë? Tani e dimë mirë se popullorja e konkurron frikshëm muzikën e lehtë nëpër koncerte, me pagesat shumë herë më të larta. Të jetë kjo arsyeja që gjithnjë e më shumë këngëtarët tanë po i drejtohen asaj, diku solo dhe diku me bashkëpunime? Me sa duket, Flori është thjesht ai i radhës që i dorëzohet këtij fenomeni pasi eksperimentoi suksesshëm me tallavanë. Jemi gjithë sy e veshë për të parë se ç’efekt do të ketë përfshirja e tij në këngën popullore këtë herë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.