Blero, në shtrat me Afronën!

Intervista - - FACEBOOK VIP -

Ndarja me ish- bashkëshorten, solli ashtu siç pritej, zhurmë, gjë që ai e kaloi pa shumë dhimbje përderisa vetëm pak kohë pas divorcit u gjend në krahët e modeles Afrona Dika. Bashkë ata përbëjnë tanimë çiftin më të përfolur të shoubizit. Dhe këtë herë, kemi një arsye më tepër për të folur për ta. Pas fotove nga jeta e përditshme, pushimeve apo çasteve intime, dyshja ka zgjedhur që momentet e ngrohta t’i përcjellë përmes një seti profe- sional fotosh, në poza mjaft provokuese. Fotot janë interpretuar edhe si një mesazh drejtuar Teutës, për të treguar se ata të dy janë në një marrëdhënie të bukur dhe të qëndrueshme.

Dhe siç duket, tërheqja që kanë ndaj njëri- tjetrit nuk është një nga ato gjërat “për sytë e botës”. Shpesh është folur edhe për një martesë të çiftit apo për një shtatzani të Afronës, por nëse këto janë planet që ata kanë në vazhdim, me siguri do t’i mësojmë edhe ne. Ndërkohë, Bleroja sapo ka festuar ditëlindjen e vajzës, Tara, duke treguar se përveçse një partner “i nxehtë”, është edhe një baba i përkushtuar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.