Aurela Hoxha guxon

Intervista - - FACEBOOK VIP -

Modelen Aurela Hoxha ishim mësuar ta shihnim gjithmonë me një luk të kuruar deri në detaj. E fiksuar pas linjave të trupit dhe pas veshjeve, ajo këtë herë na ka dhënë një imazh krejt ndryshe… vajzën “ujë dhe sapun”. Jemi të sigurt që nuk do ta keni dy herë mundësinë ta shihni Aurelën pa make up, ndaj ja ku po ju sjellim foton ku ajo paraqitet ashtu siç nuk e kishit parë ndonjëherë. Modelja, tashmë është një emër i njohur në shoubiz, megjithëse më shumë vëmendje i është kushtuar së fundi ndarjes së saj nga ish-bashkëshorti. Por me linjën e re të rroba banjove që pritet të sjellë shumë shpejt dhe pushimet luksoze në Maldive, duket se Aurelës nuk i mbetet aspak kohë për të menduar për lidhjen e përfunduar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.