Zanfina Ismaili do të shkëputet nga muzika

Intervista - - FACEBOOK VIP -

Kishte kohë që nuk e shikonim këngëtaren Zanfina Ismaili të paraqitej me ndonjë projekt të ri muzikor. Ende nuk e dimë pse e kishte marrë këtë vendim, ndërsa tani, pas fatkeqësisë që i ka ndodhur, kuptohet që kjo është një arsye më tepër. Vetëm para pak ditësh motrat Ismaili humbën njeriun më të shtrenjtë, nënën. Mona iu ka qëndruar gjithmonë pranë vajzave në çdo moment të vështirë apo suksesi që ato kanë patur. Një humbje e madhe kjo për tre motrat të cilave tashmë u duhet të qëndrojnë më të bashkuara se kurrë në mbështetje të njëra-tjetrës. Por vetë Zanfina është shprehur se do t’i mungojë muzikës dhe fansave për disa kohë, edhe pse kjo nuk do të thotë që ajo do ta lërë përfundimisht muzikën. Kështu që, le të respektojmë vendimin e këngëtares dhe të presim një rikthim shumë më të freskët dhe energjik të Zanfinës në vazhdim.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.