Heljo dhe Albina, Princ& Princeshë Albania 2016

Intervista - - FACEBOOK VIP -

I shikoni këta engjëj të vegjël?! Ata janë Miss & Mister, Princ& Princeshë Albania 2016. Heljo Toshi, 9 vjeç nga Tirana dhe Albina Boshnjaku, 9 vjeçe nga qyteti i Durrësit, të dy modelë në agjencinë Super Model Chidren of Albania u kurorëzuan në evenimentin e mbajtur ne Kosovë, Little Miss & Mister Kosovo e Albania, ku morën pjesë 40 fëmijë nga Shqipëria dhe Kosova. Por nuk mbaron me kaq. Më 8 prill, në Hotel Internacional Tirana po këta dy fëmijë morën çmimin Super Model Grand Prix. Ata marrin pjesë edhe në Prishtina Fashion VVeek Kids 2016, ku bashkohen Shqipëria, Kosova e Maqedonia, të ftuar nga agjencia e modës VIJA MODELS. Heljo Toshi është në klasën e tretë të shkollës “Misto Mame” në Tiranë, ndërsa Albina Boshnjaku, në klasën e tretë të shkollës “Migjeni” në Durrës. Heljo është gjithashtu kandidat zyrtar për të përfaqësuar Shqipërinë në Little Miss & Mister Univers. U urojmë shumë suksese dy yjeve të vegjël!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.