Ja, klipi ku Dafina Zeqiri nuk e pëlqen aspak veten

Intervista - - FACEBOOK VIP -

Ajo ka një stil tepër të vecantë që e dallon nga këngëtaret e tjera, ka një publik që e adhuron dhe e ndjek kudo e kolegë që “i heqin kapelën” për frymën e sjellë në muzikë, por ndodh që vetë Dafina, ka momente kur nuk e pëlqen aspak veten e saj. Ju do të mendoni se bëhet fjalë për ndonjë dalje në kafe me shoqërinë apo gjatë momenteve që ndodhet në studio, por jo... Dafina vetë është shprehur se në klipin “Bloodah” nuk i pëlqen vetja fare e aq më pak grimi i saj (Dhe ta mendosh sa shumë na pëlqen neve grinta e saj aty!). Por, gjithsesi, ajo ka sqaruar se ky vazhdon të jetë klipi që ka më shumë për zemër nga komponentët e tjerë. Edhe pse Duffye nuk e pëlqen veten (e çuditshme kjo!), tashmë ky klip mbetet në arkiva si një nga punët e saj më të mira.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.