Andos sinAni: Rreziqet që hasa me klipin tim në Arizonë

Intervista - - SPORT -

(Vijon nga faqja 3)

- Do të mundohem të sjell albumin tim këtë vit, ndërsa gjatë kësaj vere besoj se do të vij me një këngë tjetër të re. Jam duke menduar për momentin se cilën këngë nga materialet e mia, të përzgjedh për ta regjistruar.

- Kënga e famshme “Mundohem të harroj” e grupit Kthjellu është shkruar nga ti. A bën pjesë në repertorin tënd kjo këngë në ditët e sotme?

- Tekstin e kemi bërë bashkë me Mentorin, po sigurisht, ka raste që bën pjesë edhe në repertorin tim...

- Cila pjesë e këngës është më e vështira për t’u realizuar? - Teksti. - Cilat janë synimet e tua me muzikën në vazhdim?

- Unë jam gjithmonë me shpresën që të bëj këngë sa më të mira.

- Do të të kemi pjesë të festivaleve? - Të shohim, ndoshta... - Për çfarë arsyeje do të hiqje dorë nga muzika?

- Nga muzika nuk dua të heq dorë kurrë, por kjo gjë mund të ndodhë vetëm për arsye ndoshta familjare ose shëndetësore.

- Dhe, cili është profesioni i dytë që do ta bëje me po aq pasion sa muzika?

- Do të isha arkitekt ose astro- naut.

- Ke ndonjë dedikim apo falënderim për të bërë veçanërisht?

- Falënderoj shumë shkretëtirat e Arizonës që ma kanë zbukuruar videoklipin. Falënderoj gjithashtu Kushtrim Junikun (KUJU Studio, Tiranë) për super montazhin e videoklipit, si dhe motrën time, Kadisha Sinanin, për finalizimin e tekstit të këngës. Shpresoj që t’ju pëlqejë kënga dhe videoklipi. Ju premtoj se materiale gjithmonë e më të bukura do të vijnë në vazhdim. - Çfarë do të shtoje së fundi? - Dërgoj një përshëndetje për të gjithë adhuruesit e muzikës sime, por edhe një falënderim për ty Sava, për

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.