Rebeka zbulon lidhjen e Alinës me Nidon

“Duaje jetën”

Intervista - - TELENOVELA -

Mamaja e Lindës bashkë me Lejlën denoncojnë Rafaelin, se po përfiton nga një vajzë të paaftë mendërisht dhe ai arrestohet. Eroni i premton se do të merret ai me këtë çështje dhe do ta nxjerrë. Luteroja, Paloma dhe Feliksi vendosin të dërgojnë në shtëpinë e Sezar i t Rebekën. Ajo do të shkojë atje me pretekstin për ta nënshtruar Sezarin ndaj një trajtimi kundër diabetit, por në të vërtetë, qëllimi i saj është të zbulojë se çfarë po fsheh Alina. Lejla shkon në shtëpinë e Natashës, e qëllon duke e lënë pa ndjenja dhe i vë flakën shtëpisë. Lidia i lutet Talesit ta shpëtojë Natashën. Talesi futet në shtëpi, ku sheh shpirtin e Nikolës, e cila e drejton nga vendi ku ndodhet Natasha. Talesi e merr në krahë dhe arrin ta nxjerrë jashtë. Dikush i thotë se brenda është edhe Lejla dhe ai do të shkojë të shpëtojë edhe atë, por një shpërthim i fuqishëm nuk e lejon. Lejla në dhomën e Nikolës u gëzohet bizhuterive, ndërkohë që e përpijnë flakët... kërkon vetëm që këtë t’ia thotë atij dhe jo Palomës. Rebeka i premton. Ajo e pyet se çfarë do të bënte nëse kjo vërtetohej dhe ai i thotë se do ta vriste. Eroni kërkon të vazhdojnë me procesin për dhënien e atësisë Nikos, por Amarilisi e vonon edhe një ditë, duke u munduar të fitojë pak kohë për të rrëmbyer Fabricion. me beben. Ajo e mbyll Adrianën në dhomë dhe rrëmben Fabricion. Kur e mëson këtë, Nikoja është me Eronin, i cili bëhet xheloz që Feliksi sërish është i gatshëm ta ndihmojë Nikon dhe që ky i fundit ka besim tek ai.

Valdirene kthehet në shtëpi duke qarë sepse është eliminuar nga Big Brother, por vë re se emisioni e ka bërë shumë të famshme, pasi vajzat vijnë t’i kërkojnë autografe dhe foto. Marrëdhënia e saj me Karliton merr fund pasi ajo i kishte premtuar se do t’i qëndronte besnike, ndërkohë që ka shkuar me njërin burrë pas tjetrit.

Nikoja i tregon Feliksit se çfarë ka ndodhur dhe ky i fundit nis të rrihet me Eronin. Me ndihmën e ish-sekretares së Feliksit, ai dhe Nikoja arrijnë të zbulojnë se ku mund të jetë Amarilisi. Feliksi dhe Nikoja arrijnë ta gjejnë Amarilisin, pikërisht kur ajo po nisej për n ë aeroport. Amarilisi mbetet me shpatulla pas murit dhe nuk ka zgjidhje tjetër përveçse ta dorëzojë Fabricion

Pilari martohet me Masielin

Rebekën nëse ka parë ndonjë produkt të çuditshëm në kuzhinë, por ajo i thotë se jo.

Ndërsa pyet Rebekën a ka zbuluar gjë për të shoqen, Sezari merr një thikë nga kuzhina dhe e fut në xhep.

Valdirene merr një ofertë për të pozuar në një revistë të njohur, por i kërkojnë që të pozojë nudo, gjë për të cilën ajo bie dakord, duke e dëshpëruar edhe më shumë Karlitosin. Ndërsa shëtit në oborr, Rebeka zbulon varrin e Marias, por Alina i thotë se e ka punuar atë tokë për të mbjellë perime për Sezarin.

Pilari martohet me Masielin, pas të cilit është dashuruar marrëzisht. Paloma dhe Feliksi janë shumë të lumtur. Linda vazhdon të jetë shumë e dëshpëruar nga zhdukja e Rafaelit, ndërsa ky i fundit i kërkon Bernardës ta ndihmojë për ta realizuar këtë dashuri.

Alina dhe Nidoja lidhin Rebekën

Feliksi i bën një vizitë të atit për të mësuar nëse është mirë, por si gjithmonë, ai e pret shumë keq, duke e akuzuar se e vetmja gjë që i intereson janë paratë. Rebeka më kot mundohet t’i afrojë të dy, pasi Sezari e përzë gati duke e rrahur Feliksin. Alina nis të vështrimin e Rebekës. Ndërsa e përcjell, Alina e heq maskën e saj dhe i thotë Feliksit se nuk ka ndërmend ta kalojë jetën me një plak si Sezari dhe aq më pak, me fëmjën e tij. Feliksi mbetet pa fjalë dhe do të shkojë t’ia thotë të gjitha këto të atit, por Alina ia bën të qartë se i ati është budalla dhe se nuk ka për ta besuar kurrë.

Feliksi shkon te Paloma dhe i tregon gjithçka, duke hedhur dyshimin se Alina jo vetëm që ka një plan, por se me këtë siguri që tregon, është në fund të planit të saj. Paulina ndihet keq që Feliksi ikën nga shtëpia sapo vjen ajo, duke menduar se ai nuk e do.

Feliksi shkon te Nikoja, por ky i fundit i thotë se ka darkuar me Eronin dhe se ka ndërmend të rikthehet me të, ndaj ai heq dorë prej tij, duke i thënë se është i lumtur që po kthehet me njeriun që dashuron.

Rebeka vë re se Alina i hedh një përbërës të çuditshëm brumit, por kjo e fundit mundohet ta mbulojë veten duke thënë se e bën më të mirë dhe se është një recetë që e ka gjetur në internet. Rafaeli i tregon Feliksit se Anxheloja do të dalë nga burgu. Eroni ia tregon këtë Nikos, i cili bëhet xheloz, por Eroni vzhdon me planin e tij për ta larguar atë nga Feliksi. Ai i thotë se Feliksit i pëlqejnë trupat e bukur dhe jo të mbushur, siç është ai.

Bernarda i bën një vizitë Lindës, por ajo është mbyllur në vetvete dhe vetëm pyet për Rafaelin. E ëma i thotë se nuk ka për ta parë kurrë më. Bernarda përpiqet t’ia shpjegojë nuses së saj se dashuria e ka ndryshuar Lindën, e cila ka dëshirat e saj. Nidia nis të qajë dhe i premton vjehrrës së saj se do të shkojë t’i kërkojë Rafaelit të kthehet te Linda.

Në mbrëmje, Rebeka shikon Nidon dhe Alinën duke u puthur. Të dy e kapin dhe ndërsa Alina nis të gënjejë Sezarin, sikur ka dëgjuar zhurma jashtë dhe është trembur, Nidoja e lidh Rebekën dhe e mbyll në një dhomë të errët.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.